Analfabetizëm tronditës financiar i qytetarëve çekë
Pragë, 15 dhjetor - Ministri çek i Financave, Mirosllav Kallousek, bashkë me Bankën Popullore të Çekisë e ka prezantuar studimin e ri të Ministrisë e cila zbulon një analfabetizëm tronditës financiar të qytetarëve të këtij vendi.
Sipas studimit, çekët nuk i lexojnë marrëveshjet për kredi dhe hua që i nënshkruajnë.
Ndonëse në marrëveshjet, sipas ligjit, janë përmendur shpenzimet e përgjithshme vjetore dhe pagesat që do ti kenë gjatë pagesës së kredive, çekët nuk dinë të dallojnë se cila kredi është më e volitshme, ndërsa vetëm gjashtë për qind e të anketuarve e kanë ditur se çfarë do të thotë për ta klauzula për arbitrazhë, gjegjësisht se kontesti nuk do të zgjidhet para gjykatës.
Studimi tregon se çekëve fare nuk u pengon të verojnë me kredi, me kusht nëse gjatë pushimit kalojnë mirë.
Veçanërisht alarmante është ajo se thuajse një e treta e qytetarëve nuk i lexojnë marrëveshjet që i nënshkruajnë, të cilat i obligojnë me pagesa afatgjate që nuk do të mund të pezullohen apo ndryshojnë, ndërsa mund ti shkatërrojnë apo ndryshojnë, ndërsa mund ti pezullojnë edhe ato dhe familjet e tyre.