Amerikanët të lehtësuar pas kompromisit fiskal
Washington, 3 janar - Pas një dite dramatike plot të papritura, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi kompromisin e arritur në Senat për të shmangur të ashtuquajturën greminë fiskale një rritje të madhe taksash dhe një sërë shkurtimesh buxhetore në shkallë të gjerë.
Presidenti Obama tha se do ta nënshkruajë projektligjin. "Në sajë të votave të demokratëve dhe republikanëve, unë do të nënshkruaj ligjin, i cili rrit taksat për 2 përqind të amerikanëve më të pasur duke shmangur rritjen e taksave për klasën e mesme, çka do ta kishte zhytur ekonominë përsëri në recession."
Presidenti Obama e deklaroi shmangien e greminës fiskale disa orë pas ardhjes së nënpresidentit Biden në Kongres për të nxitur ligjvënësit që të votonin në favor të projektligjit.
Dje, herët në mëngjes, Senati miratoi një kompromis të arritur mes republikanëve dhe nënpresidentit.
Kompromisi mbron 98 përqind të amerikanëve nga një rritje taksash. Taksat do të rriten vetëm për amerikanët me të ardhura prej më shumë se 450 mijë dollarë në vit për familje. Ai parashikon gjithashtu zgjatjen edhe për një një vit të përfitimeve për një kategori të caktuar të papunësh.
Shumë amerikanë, si dhe tregjet financiare u ndjenë të lehtësuar për faktin që Kongresi ishte në gjendje, edhe pse në minutën e fundit, të shmangte një seri masash që mund ta kishin zhytur vendin përsëri në recession.