23 Dhjetor 2024

AMC dhe Iniciativa për Komunitet e BERZH-it mbledhin 137,000 euro fonde

Prishtinë, 27 shtator - Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim mbledhën fonde në vlerë 137,010.66 euro për kauzë humanitare në mbështetje të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Këto fonde do të shfrytëzohen për blerjen e pajisjeve mjekësore në institucionet shëndetësore, për blerjen e pajisjeve dhe mjeteve të nevojshme për strehimoret e viktimave të dhunës në baza gjinore, si dhe për të ofruar trajnime për reaguesit e linjës telefonike përkatëse.

Poashtu këto fonde do të shfrytëzohen edhe për hapjen e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas me anë të së cilave prindërit do të mund të këshillohen për kujdesin e nënave dhe fëmijëve, kujdesin gjatë shtatzënisë, para dhe pas lindjes, depresionin pas lindjes, për gjidhënie, ushqyeshmërinë e foshnjave dhe imunizimin.

”Ju falenderoj shumë për iniciativën për dyfishim të fondeve dhe për ndihmën për ngritje të fondeve gjatë fushatës. Edhe pse në kohë pandemie, bashkërisht kemi arritur që ta përfundojmë fushatën me shumë sukses. Ka qenë kënaqesi e madhe të bashkëpunojmë dhe jam i sigurt që këtë bashkëpunim do ta intensifikojmë edhe më shumë,” u shpreh Drejtori Ekzekutiv në AMC, Vlorian Molliqaj.

Falë dyfishimit të fondeve të AMC-së nga Iniciativa për Kominitet e BERZH-it, fondacioni AMC pretendon të përforcoj sistemin shëndetësor në Kosovë duke e ditur sa i rëndësishëm është shëndeti i nënave dhe foshnjeve, vecanërisht në këtë kohë pandemie.  

Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është organizatë jofitimprurëse e cila implementon programe që kanë për qëllim përmirësimin e shëndetit të Nënave dhe Fëmijëve në Kosovë kështu duke shpëtuar jetët e shumë prej nënave dhe fëmijëve në vendin tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)