Ambasadorja e SHBA-ve vizitojë Doganën e Kosovës
Prishtinë, 25 nëntor - Sot ambasadorja e SHBA-ve znj. Tracy Ann Jacobson vizitojë doganën e Kosovës ku u prit nga drejtori i përgjithshëm Lulzim Rafuna.
Fillimisht ambasadorja vizitojë qendrën e monitorimit si dhe qendrën e vlerësimit të mallrave ku u njoftua me të arriturat e doganës në luftimin e evazionit fiskal dhe luftën kundër korrupsioni.
Më pas u mbajt edhe takimi gjatë të cili të drejtori i përgjithshëm fillimisht falënderojë ambasadoren për përkrahjen e vazhdueshme që qeveria e SHBA-ve kanë dhënë në për zhvillimin e doganës përmes donacioneve shumë të vlefshme të cilat kanë prodhuar rezultate domethënëse.
Pas takimi ambasadorja përgëzoj punën e doganës si dhe vlerësoj përpjekjet për luftimin e korrupsionit dhe mbledhje së buxhetit shtetëror.
Nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm theksojë se sot kam njoftuar ambasadoren me progresin që është bërë, fillimisht në mbledhjen e të hyrave ku deri tani kemi 4.4 % më shumë si dhe për reformat që kemi ndërmarr në të gjitha fushat përfshirë luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit.