15 Nëntor 2024

Ambasadorja e Gjermanisë vizitojë Doganën e Kosovës

Prishtinë, 1 mars - Dje pasdite ambasadorja e republikës federale të Gjermanisë znj. Angelika Viets vizitoi Doganën e Kosovës ku u prit nga drejtori i përgjithshëm Lulzim Rafuna.

Fillimisht Drejtori i Përgjithshëm falënderojë ambasadoren për përkrahjen e vazhdueshme për zhvillimin e doganës  përmes donacioneve shumë të vlefshme të cilat kanë prodhuar rezultate domethënëse.

Gjithashtu njoftoj ambasadore me rezultatet e doganës gjatë vitit të fundit si dhe reformat e ndërmarra nga Dogana.

Ambasadorja vizitojë qendrën e monitorimit si dhe qendrën e vlerësimit të mallrave ku u njoftua me procedurat e punës dhe të arriturat e doganës në luftimin e evazionit fiskal dhe përparimet teknologjike që dogana ka bërë me qëllim të zhvillimit dhe ndërtimit të sistemeve doganore të avancuara.

Rafuna theksoi: “E informova per progresin dhe sfidat si në nivelin e të hyrave po ashtu edhe në luftimin e evazionit fiskal gjithashtu e informova për zhvillimin profesional të Doganës si dhe sfidën në aspektin e implementimit të MSA-së”

Pas takimi ambasadorja përgëzoi punën e doganës si dhe vlerësoi përpjekjet për luftimin e korrupsionit dhe mbledhjen së buxhetit shtetëror.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)