25 Dhjetor 2024

Ambasadori Rohde shpreh mbështetjen e shtetit gjerman për Kosovën

Prishtinë, 6 prill - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ku kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht për zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga marrëveshja kornizë ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij gjerman.

Ambasadori gjerman Jorn Rohde e uroi Ministrin Murati për detyrën e re dhe gjithashtu shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit gjerman për ndihmë dhe bashkëpunim me institucionet qeverisëse të Kosovës, veçanërisht Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Ndërsa, Ministri Murati  e falënderoi Ambasadorin Rohde për urimet dhe vizitën dhe e njoftoi atë për planet dhe prioritetet e institucionit që drejton.

Gjithashtu e shprehi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë Kurti për të thelluar bashkëpunimin  ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, sidomos në fushën e ekonomisë dhe financave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)