Ambasadori Minxhozi viziton Doganën e Kosovës
Prishtinë, 18 prill - Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, sot ishte në një vizitë në Drejtorin e Përgjithshme të Doganës së Kosovës ku edhe u prit nga Drejtori i përgjithshëm, Bahri Berisha.
Drejtori I Përgjithshëm Berisha fillimisht informoj Minxhozi me zhvillimet e Doganës në përgjithësi, progresin e arritur në mbledhjen efektive të të hyrave, sfidat e vazhdueshme dhe planet zhvillimore të Doganës së Kosovës.
Thellimin i bashkëpunimit të ndërsjellët në fushën e doganës dhe eliminimi i barrierave potenciale në mes të dy vendeve tona ishte temë tjetër e diskutimit.
Gjithashtu u diskutuan edhe temat e ndryshme duke theksuar se tanimë Dogana e Kosovës dhe ajo Shqiptare kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, bashkëpunim ky i cili lehtëson në masë të madhe tregtinë në mes të dy vendeve tona.