05 Nëntor 2024

Ambasadori i Norvegjisë shprehu gatishmërinë për përkrahje të BQK-së

Prishtinë, 5 nëntor - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl.

Në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadorin norvegjez me zhvillimet e fundit ekomomike, me theks të veçantë në sektorin financiar të vendit dhe atë bankar.

Guvernatori Mehmeti tha se ky sektor po vazhdon të performojë mirë dhe me rritje të aktivitetit të tij duke mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjithashtu theksoi se edhe sektori i sigurimeve, fondeve pensionale, institucioneve mikrofinanciare dhe i institucioneve financiare jobankare janë karakterizuar me performancë pozitive.

Nga ana tjetër, Ambasadori Jens Erik Grøndahl vlerësoi lart punën dhe angazhimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për të mbajtur stabil të gjithë sektorin financiar, si dhe shprehu gatishmërinë për përkrahje të BQK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)