Ambasadori i Britanisë së Madhe viziton Doganën
Prishtinë, 23 shtator - Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha sot ka pritur në një vizitë ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott.
Gjatë takimit u diskutuan çështje tregtare në mes të dy vendeve tona si dhe përkrahja e madhe që Britania ka dhënë në zhvillimin e Doganës së Kosovës.
Drejtori i përgjithshëm Berisha informoj ambasadorin lidhur me të arriturat e doganës si dhe progresin e arritur në fushat e ndryshme duke përfshirë luftimin e krimit transkufitar.
Gjithashtu ambasadori u njoftua edhe me të arriturat në 20 vjetorin e themelimit të Doganës ku Dogana Britanike ka dhënë kontribut të madh.