07 Nëntor 2024

Ambasadori gjerman shpreh gatishmërinë që të bashkëpunoj me MPMS-në

Prishtinë, 12 tetor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë Christian Heldt.

Ministri Reçica e informoi ambasadorin për gjendjen dhe sfidat që e presin Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe hapat që do të ndërmerren në realizimin dhe zbatimin e mandatit të kësaj ministrie.

Ai falënderoi Heldt për ndihmën dhe bashkëpunimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë dhe Shtetit Gjerman në veçanti, për mbështetjen e pa rezervë, në zhvillimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Gjermania është një ndër vendet që ka investuar më së shumti në Kosovë dhe ka ndihmuar MPMS-në me projekte të ndryshme,  me ç’rast Ministri Reçica shprehi mirënjohje të thellë.

Ambasadori Heldt, e përgëzoi ministrin për Qeverinë e re dhe për mandatin si Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe me këtë rast shprehi gatishmërinë, që edhe më tej të bashkëpunoj me shtetin e Kosovës dhe MPMS-në.

Në fund, ambasadori Heldt dhe Ministri Reçica u dakorduan që të kenë edhe më shpesh takime, që të jenë më afër të informuar me mundësitë e reja të bashkëpunimit,  në fushat me rëndësi për MPMS-në. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)