Ambasadori Delawie viziton Doganën e Kosovës
Gjithashtu ambasadori vizitoi edhe qendrën e monitorimit ku u demonstrua se si janë duke u shfrytëzuar pajisjet të cilat dogana i ka pranuar si donacion nga SHBA-të, pajisje të cilat kanë rritur efikasitetin.
Drejtori i përgjithshëm falënderoi qeverinë amerikane për përkrahjen me mbi 3 milion dollar donacione gjatë këtyre viteve ashtu që të zhvillohen sistemet dhe ndërtohet një dogane moderne që të luftoi kontrabandën dhe korrupsionin ku deri tani kemi rezultate dhe progres në të gjitha fushat.
Të hyrat janë për 16% më shumë gjithashtu edhe për 2 % janë tejkaluar planet e parashikuara një aspekt tjetër pozitiv që përkundër ngritjes së të hyrave ankesat kanë rënë dhe kjo tregon qartazi për transparencën që kemi ndërtuar në sistemin e grumbullimit të taksave theksoi Rafuna.
Ndër të tjera ambasadori gjatë konferencës për media theksoi se puna e Doganës përkrah të gjitha institucionet tjera përmes mbledhje së të hyrave që fillon nga ky vend, këtu bëhet një punë e shkëlqyer nga burrat dhe grat që të cilët punojnë çdo ditë, dogana ka bërë një punë të rëndësishme në luftën kundër korrupsion dhe luftimin e ekonomisë jo-formale.