06 Nëntor 2024

Ambasadori Chabert mbështet Ministrin e Financave për rritjen e të hyrave

Prishtinë, 5 qershor - Ministri i Financave Bedri Hamza priti sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert, ku diskutuan për progresin dhe sfidat e vendit tonë në fushën e financave dhe ekonomisë.

Me këtë rast, ministri Bedri Hamza falënderoi ambasadorin Chabert për mbështetjen që shteti francez i ka dhënë Kosovës deri më tani përmes projekteve të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit si dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gjatë takimit Ministri Hamza e njoftoi Ambasadorin për procesin e të hyrave buxhetore, për masat e reja fiskale, për planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë, për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe indikatorëve makro fiskal, për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend si dhe përkushtimin e Ministrisë së Financave në luftimin e informalitetit.

Ndërsa, ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert falënderoi Ministrin për pritjen dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për përpjekjet e bëra për të arritur një rritje të hyrave buxhetore prej 10 % krahasuar me vitin e kaluar dhe për t’u përmbajtur nga shpenzimet e reja që mund të ndikojnë në afat të gjatë në qëndrueshmërinë buxhetore dhe në ndëshkimin e investimeve produktive për të cilat vendi ka nevojë.

Ambasadori i Francës Didier Chabert gjithashtu diskutoi me Ministrin Bedri Hamza për mundësinë e një vizite zyrtare në Paris

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)