06 Nëntor 2024

Ambasadorët e Quintit hapin Javën kundër korrupsionit në Kosovë

Prishtinë, 10 dhjetor - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O'Connelli amasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi dhe ambasadorin e Francës, Didier Chabert, Ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, Kryesuesen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalie Apostolova si dhe një përfaqësues të organizatës Iniciativa për Progres do të hapin sot Javën kundër korrupsionit në Kosovë.  

Ky është viti i tretë që Ambasada e SHBA-së në Prishtinë e mbështet koalicionin e OJQ-ve kosovare për organizimin e një serë veprimtarish gjatë Javës kundër korrupsionit.

Pas hapjes së “Javës Kundër Korrupsionit 2018” nga Ambasadorët e Quintit, do të organizohet tryeza e diskutimit me temën “Parandalimi dhe luftimi i konfliktit të interesit në pushtetin gjyqësor”.

Po sot në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, Demokraci Plus organizon debatin publik në lidhje me gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në Komunën e Vushtrrisë.

Në kuadër të këtij debati, D+ do të prezantoj rezultatet e të gjeturave të monitorimit një vjeçar të aktiviteteve të prokurimit publik në këtë komunë.

Në këtë debat do të marrin pjesë përfaqësues të komunës, shoqërisë civile, operatorë ekonomik dhe media.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)