Ambasada Kroate ndanë mirënjohje për Oden Ekonomike të Kosovës
Prishtinë, 12 prill - Partneriteti në mes të Odes Ekonomike të Kosovës dhe vendeve tjera në rajonë, Evropë dhe më gjerë është prioritet i yni dhe në veçanti avancimi i bashkëpunimit me shtetin mikë Kroat është i një rëndësie të veçantë.
Në qoftë se analizohet para lufta e viteve të 90- ta Kroacia ka qenë një bastion i arsimimit dhe edukimit të gjeneratave të reja kosovare e cila formë e bashkëpunimit u dëshmua edhe në luftën në Kroaci si dhe në Kosovë dhe për fat të mirë një formë e tillë e bashkëpunimit po vazhdon edhe sot në fusha të ndryshme të rëndësishme për ardhmërinë e të dyja vendeve mike, theksoi Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu me rastin e pritjes së përfaqësuesve të Ambasadës Kroate në Kosovë.
Për gatishmërinë e bashkëpunimit që ka treguar viteve të fundit Oda Ekonomike e Kosovës dhe për forcimin e partneritetit ekonomik me firmat kroate duke i inkurajuar për partneritet me kompanitë kosovare , eliminim të procedurave burokratike dhe për përkushtimin e treguar në promovimin e vlerave dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës ne si Ambasadë e Republikës së Kroacisë në Kosovë për here të parë i ndajmë mirënjohje një Institucioni në një Shtet mike dhe me këtë rastë me kënaqësinë me të madhe këtë mirënjohje ja dedikojmë dhe ja dhurojmë Odes Ekonomike të Kosovës theksoi z. Tomislav Pavković .
Në qoftë se analizohet këmbimi tregtarë në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Kroacisë nuk kemi arsye të jemi të kënaqur kur analizohen raportet tregtare me vendet e tjera ,por e tëra kjo duhet të na obligojë që bashkarishtë të ngrisim nivelin e bashkëpunimit, të forcojmë dialogimin me qëllim që të kontribuojmë në rritjen e këti këmbimi tregtarë në favore te të dyja shteteve theksoi ai.
Një mirënjohje e tillë që vjenë nga një shtet mikë siq është Kroacia është një nder i madh për Institucionin tonë dhe njëherit për antarët e Odes Ekonomike të Kosovës, por në të njëjtën kohë është një obligim shtesë që të angazhohemi më tepër në forcimin e partneritetit dhe atë në veçanti në këmbimin e informacioneve ekonomike, turizëm, shëndetësi, infrastrukture , inkurajimin e kompanive kroate për të investuar në Kosovë me prodhim, të shfrytëzohet tradita e edukimit kroat si dhe përmes një partneriteti të tillë të gjejmë forma për qasje në fonde të ndryshme evropiane për projekte të përbashkëta qoftë në vendet tona poashtu edhe në vendet e treta. Jemi të vetëdijshëm se sfidat janë të shumta por mundësitë për partneritet dhe avancim janë shumë më të më dha dhe të pa shfrytëzuara, theksoi z. Gërxhaliu.