17 Nëntor 2024

Ambasada Gjermane hap konkurs për përkrahjen e projekteve të vogla

Prishtinë, 3 shkurt - Ambasada Gjermane në Prishtinë edhe këtë vit përkrah projekte të vogla të politikës zhvillimore, me anë të të cilave realizohen në mënyrë prioritare nevojat themelore të shtresave të varfëra dhe shumë të varfëra.

Për këtë arsye u bëhet thirrje bartësve vendorë të projekteve, të cilët janë të interesuar (p.sh. organizatat joqeveritare, grupet për ndihmë) t\'i dorëzojnë projektpropozimet e tyre deri më 15 mars 2015 në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.

Iniciativat lokale i njohin më së miri nevojat e popullsisë vendore. Synimi kryesor është t\'u ndihmohet njerëzve, në mënyrë që ata ta ndihmojnë veten.

Ambasada Gjermane dëshiron që krahas bashkëpunimit zhvillimor shtetëror, nëpërmjet përkrahjes së këtyre projekteve të japë kontributin e saj në përmirësimin afatgjatë të jetës në vend.

Në vitet e fundit janë financuar për shembull projektet për mënjnanimin e mbeturinave, të ardhurat që gjenerojnë aktivitetet për gratë apo për të ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara. Ambasada i kushton një vëmendje të veçantë projekteve me qëllim të dialogut dhe bashkëpunimit ndëretnik.

Kriteret e përkrahjes së projekteve dhe formularët për aplikim mund t\'i gjeni në faqen zyrtare të internetit të ambasadës: www.pristina.diplo.de

Ambasada Gjermane i mirëpret idetë e ndryshme të projekteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)