07 Nëntor 2024

Ambasada e SHBA-ve u jep 1.1 milionë dollarë donacion për MPB, MF dhe MTI

Prishtinë, 5 tetor - Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme do mbahet ceremonia e dhënies së donacionit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie, ministri i Financave, Bedri Hamza, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurisë së Ndërlidhur Kufitare të SHBA-ve (EXBS) dhe Departamenti i Energjisë (DOE) do të dhurojnë pajisje në vlerë  prej 1 milion  e 100 mijë dollarë  për Ministrinë e Punëve të Brendshme - Policinë Kufitare dhe Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, Ministrinë e Financave - Doganat, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë - Departamentin për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike dhe Agjencinë e Kosovës për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)