Ambasada e Kosovës në Bruksel fillon shërbimet konsullore
Prishtinë, 25 nëntor - Kosova ka filluar t''u ofrojë qytetarëve tanë në botë shërbimet konsullore të cilat janë një lehtësim i madh për mijëra bashkatdhetarë në diasporë.
Tani ata mund të aplikojnë për dokumente idenfitikimi dhe udhëtimi nëpër ambasadat tona.
Ambasada në Bruksel është e para ku ekspertët e MPB së së Kosovës kanë instaluar sistemin modern që mundëson dhënien e letërnjoftimeve.
Sistemi i instaluar është ndër më modernët dhe përfshin jo vetëm fotografimin biometrik, por edhe marrjen elektronike të gjurmëve të gishtave, nënshkrimin e dorës dhe të gjitha elementet e tjera që garantojnë sigurinë e lartë të dokumenteve.
Koha e nevojshme për marrjen e letërnjoftimit do të jetë rreth një muaj pas aplikimit.
Pas Brukselit, ekspertët e MPB së së Kosovës do të vazhdojnë me instalimin e sistemeve të tilla edhe në konsullatat dhe ambasadat tjera të vendit në botë.