Ambasada e Britanisë vazhdon përkrahjen për Administratën Tatimore
Në këtë takim, drejtori Murtezaj njoftoj ambasadorin Abbott për zhvillimet dhe aktivitetet e ATK-së, si dhe prioritetet për të ardhmen.
Po ashtu, drejtori Murtezaj falënderoj ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunimin e deritanishëm me Administratën Tatimore të Kosovës, në ngritjen e kapaciteteve në Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, me theks të veçantë në Njësinë e Inteligjencës Financiare.
E nga ana tjetër, ambasadori Abbott, shprehi gatishmërinë për vazhdimin e përkrahjes të administratën tatimore, në ecjen përpara të proceseve të punës.