17 Nëntor 2024

Ambasada amerikan do t’i mbështes projektet për ndërmarrësit e rinj

Prishtinë, 22 janar - Ministri i Diasporës, z. Valon Murati, priti në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson. Ministri Murati e falënderoi ambasadoren Jacobson për vizitën dhe për gjithë punën që Ambasada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë në Kosovë, si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj, njëkohësisht duke e njoftuar për prioritetet e Ministrisë së Diasporës për vitin 2015.

“Një shtyllë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe prioritet i Ministrisë së Diasporës është puna që e bëjmë me bizneset në diasporë, duke krijuar ura lidhëse, në mënyrë që Kosova të mos jetë vetëm pranuese pasive e remitencave, mirëpo investimet e diasporës sonë të kenë benefit të dyanshëm.\"

\"Ne nuk kemi fuqi legjislative t’i ndryshojmë politikat fiskale vizavi kompanive nga jashtë, por punojmë shumë me ministritë e linjës që ta ushtrojmë ndikimin tonë të krijohen kushte më të favorshme për investime afatgjata”, tha ministri Murati, duke shtuar se Ministria e Diasporës është duke punuar ngushtë me diasporën në ShBA.
 
Ambasadorja Jacobson, po ashtu, u njoftua edhe për projektet e tjera të Ministrisë së Diasporës, siç janë edhe krijimi i rrjetit të studentëve dhe të rinjve në diasporë, hartimi i regjistrit të diasporës dhe mërgatës, mësimi plotësues në gjuhën shqipe dhe projekte të tjera.

Ambasadorja Jacobson shprehu përkushtimin e Ambasadës për t’i mbështetur projektet që avancojnë ndërmarrësit e rinj dhe tërheqin kapitalin nga jashtë, duke e ngritur zërin kundër korrupsionit dhe pengesave të tjera që pengojnë investimet.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)