16 Nëntor 2024

Albert Matoshi zgjidhet drejtor ekzekutiv i OEGJK-së

Prishtinë, 6 korrik - Albert Matoshi, është zgjedhur në pozitën e drejtorit ekzekutiv në Odën Ekonomike Gjermano Kosovare.

Drejtori i ri i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare, z. Albert Matoshi, është i diplomuar në fakultetin ekonomik në Universitetin e Prishtinës dhe është në përfundim e sipër të studimeve postdiplomike në universitetin e Sheffieldit në Angli, drejtimi Menaxhment i Përgjithshëm.

Z. Matoshi, është 43 vjeç dhe ka një përvojë të gjatë pune mbi 15 vite në sektorin bankar dhe të zhvillimit ndryshëm, prej tyre mbi dhjetë vjet në Departamentin e Korporatave.

Ai ka qenë udhëheqës i Departamentit të Korporatave mbi gjashtë vjet, ku përfshihet menaxhimi i portfolios së klientëve (korporatave) të sektorit privat dhe atij publik.

Në të njëjtën kohë ai ishte përgjegjës për marrëdhëniet me klientët dhe investitorët e huaj aktiv në Kosovë me fokus të veçantë tek klientët gjermanofolës. Para kësaj, ai ka punuar për dy vjet si menaxher i projekteve në KfW (Bankën Gjermane për Zhvillim dhe Rindërtim) kurse më herët si asistent i projekteve për misionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Kosovë.

Z. Matoshi është njohës shumë i mirë i gjuhëve të huaja atë gjermane, angleze dhe serbokroate, dhe me përvojën e tij në nivelin akademik, do jetë një vlerë e shtuar e kapaciteteve profesionale e humane të OEGJK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)