16 Janar 2025

Al-Jazeera për 500 milion dollarë do të blejë Current TV

New York, 4 janar - Raportime nga SHBA, thonë se televizioni arab Al-Jazeera është pajtuar që të paguaj rreth 500 milion dollarë që të blejë televizionin kabllorë amerikan, Current TV, i cili ishte financuar nga ish nën presidenti amerikan Al Gore.

Kushtet financiare të marrëveshjes zyrtarisht nuk janë bërë të ditura, por raportohet se televizioni i cili gjendet në pronësi e qeverisë së Katarit, ishte përgatitur të paguajnë shumë se kaq.

Current TV, transmetohet në më shumë se 40 milion familje në SHBA, ndërsa në kanalin e Al-Jazeera-së në gjuhën angleze, kanë qasje më pak se 5 milion familje amerikane.

Kompania kabllore, Time Warner Cable ka thënë se vlerësojnë produktin e ri amerikan të Al-Jazeera-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)