16 Nëntor 2024

Al-Bader: Kosova të jetë vend i investimeve kuvajtiane

Prishtinë, 21 shtator - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot ambasadorin e Kuvajtit, në largim, në Republikën e Shqipërisë, njëkohësisht ambasador jo-rezident në Kosovë, Najeeb Abdulrahman Al-Bader.

Kryetari Veseli vlerësoi angazhimin e ambasadorit Al-Bader për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Kuvajtit, në fushat me interes të përbashkët.

Ambasadori kuvajtian theksoi se Kuvajti do të jetë mbështetës i aspiratave të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ai shtoi po ashtu se vendi i tij është i pranishëm në 104 shtete me investime dhe shpreson që edhe Kosova të jetë vend i investimeve kuvajtiane.

Në takim, Kryetari Veseli vuri në dukje mundësinë për bashkëpunim në mes të dy Kuvendeve dhe bashkëpunimin ekonomik.

“Pas largimit Tuaj nga Tirana, Ju do të jeni mbështetës i miqësisë Kosovë-Kuvajt dhe presim të kontribuoni që të shtohet bashkëpunimi në mes të dy parlamenteve tona, por edhe me investime në fusha me interes të përbashkët si arsimi, bujqësia, transporti”, theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)