Aktivitetit privat në Eurozonë shënon rritje
Bruksel, 23 gusht - Aktiviteti privat në zonën euro regjistroi një rritje më të shpejtë se pritshmëritë, gjatë muajit gusht, me një indeks PMI në nivelin më të lartë në mbi dy vjet, bëri të ditur sot kabineti Markit.
Indeksi i Nivelit të Prodhimit Industrial (PMI) qëndroi në 51,7 pikë gjatë muajit gusht, kundrejt 50,5 pikë gjatë korrikut, sipas vlerësimeve paraprake, që i tejkaloi parashikimet.
Analistët kishin parashikuar një PMI deri në 51 pikë.
\"Në qoftë se kjo prirje vazhdon, eurozona pritet të përjetojë gjatë tremujorit të tretë rritjen e saj më të fortë ekonomike, që nga pranvera e vitit 2011\", deklaroi Chris Williamson, ekonomist i Markit.