Aktivitetet e organizuara nga Komuna e Prishtinës për Vitin e Ri
Prishtinë, 31 dhjetor - Komuna e Prishtinës me rastin e festës së vitit të ri ka organizuar një mori aktivitetesh.
Më poshtë e gjeni agjendën me aktivitetet e planifikuara nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me datë 31 dhjetor 2014.
Agjenda e programit festiv
14:00 14:30 Nezafete Shala dhe grupi Melodia
16:00 16:30 Zanzi bend
17:00 17:30 Bendi Kadenca
17:45 18:15 Bendi 2 Korriku
18:30 19:00 Neki Emra dhe bendi
20:00 20:30 Aragona bend
21:00 02:00 Programi festiv që do të transmetohet drejtpërdrejtë në televizionin Klan Kosova (Me këtë rast, në sheshin Zahir Pajaziti, do të performojnë këngëtarë dhe bende të ndryshme, si Lyrical Son, Zig Zag Orchestra, Ansambli i këngëve dhe valleve Dëshmorët e kombit, bendi ODA, Xuxi dhe bendi, Era Istrefi, Denik Prizreni, Elinel, Taste2&Goblenet. I pranishëm në këtë organizim do të jetë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Po ashtu, në momentin e ndërrimit të viteve do të bëhet edhe lëshimi i fishekzjarrëve në mënyrë të kontrolluar, ndërsa do të ketë edhe befasi të tjera që janë të rezervuara ekskluzivisht për qytetarët që do të festojnë në shesh.
Gjithashtu, gjatë ditës do të performojnë edhe DJ LIKATEK, DJ Gamble, DJ MIM dhe DJ JAMES.
Nga ora 14:00 deri në orën 02:00, në sheshin Zahir Pajaziti, do të jenë rreth 40 shtande ku qytetarët do të shërbehen nga kafiteritë e qytetit.