19 Nëntor 2024

Aksioni i dytë i rrënimeve në Prevallë

Prishtinë, 14 dhjetor - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njofton opinionin publik se ka nisë operacioni i rrënimit të 27 objekteve pa leje brenda zonës së Planit Rregullues Urban. Aksioni i rrënimit ka filluar pas njoftimit rreth 1 muaj më parë të pronarëve të këtyre objekteve.



Ndërkohë gjatë kësaj kohe, MMPH është konsultuar me dhjetëra dokumente që ka pranuar nga pronarët prej të cilave vetëm një ka rezultuar me leje ndërtimi e vitit 1988, dhe një tjetër, dëshmi që objekti kishte ekzistuar para vitit 1986 kur “Malet e Sharrit” janë shpallur Parqe Nacionale”.


Për këtë të fundit që është pronë e AKP-së dhe operon si Restoran me emërtimin “Eja” pas matjes do të rrënohen anekset e shtuara dhe do t’I mbyllet operimi si restoran, pasi që nuk ka asnjë leje për të ushtruar këtë veprimtari në këtë zonë të mbrojtur.



Ministri Dardan Gashi është I vendosur të vazhdojë me aksionet e pastrimit të zonës së Prevallës nga ndërtimet e egra që kanë degraduar këtë pasuri natyrore.


“Tashti e kanë radhën ato objekte që kanë leje por që nuk kanë përfillur lejet e ndërtimit. Unë i ftoj të bashkpunojnë me ne përndryshe bageri i shtetit do të veprojë edhe tek ta” ka thënë ministri Gashi.


Ky është aksioni i dytë i rrënimeve pas atij të ish-kampingut ilegal që operonte me rreth 180 objekte, 76 prej të cilave ishin vikend-shtëpiza të ndërtimit të forte, në një zonë ishte për kamping të përkohshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)