16 Janar 2025

Aksionerët përcaktojnë pagat e zyrtarëve në Zvicër

Bernë, 5 mars - Votuesit zvicerianë miratuan me shumicë dërmuese një plan që do t’u jepte aksionerëve autoritetin për të përcaktuar pagat e zyrtarëve të lartë, një hap ky që synon të kontrollojnë ato që disa kritikë i shikojnë si rroga shumë të mëdha për zyrtarët e lartë të korporatave në Zvicër.

Më shumë se 2 të tretat e zviceranëve që votuan dje e miratuan planin, i cili do t’u japë gjithashtu aksionerëve të drejtën që të bllokojnë marrëveshjet për pensione të majme për zyrtarët e lartë dhe pagesa të tjera që shtojnë pagat në përgjithësi për zyrtarët e lartë të korporatave.

Thomas Minder, manaxher i një kompanie të artikujve natyralë kozmetikë, ishte organizatori i këtij referendumi.

Por plani u prit me kundërshtime nga pjesa më e madhe e komunitetit të biznesit zviceran, i cili u shpreh se këto kufizime e vënë vendin në pozita negative për të tërhequr kompani të reja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)