Aksione shtesë në veprimtaritë e Lojërave të Fatit
Prishtinë, 11 dhjetor - Administrata Tatimore e Kosovës përkatësisht Divizioni i Lojërave të Fatit pas hyrjes në fuqi të Ligjit 04/L-080 si dhe udhëzimit administrativ (NR 3/2013) të këtij ligji është duke ndërmarr të gjitha masat për ndalim hapjes pikave të lojërave të fatit në afërsi të objekteve edukativo-arsimore, të institucioneve historike, fetare dhe të pronës komunale.
ATK, bazuar në rekomandimet e Komisionit per Buxhet dhe Financa ka hartuar një plan të veçante të veprimit, mbështetur në këtë plan po ndërmerren të gjitha veprimet ligjore për lokalet e lojërave të fatit të cilat gjinden në afërsi të objekteve edukative-arsimore, të institucioneve historike fetare dhe të pronës komunale dhe se nuk do te lejohet asnjë operim i kësaj veprimtarie i cili është në kundërshtim me dispozitat ligjore të nenit 66 të Ligjit 04/L-080.
Bashkëpunim me Doganat e Kosovës është duke u zhvilluar ne baza të rregullat për trajtimin e këtyre subjekteve dhe si rezultat i arritur janë konfiskuar mijëra aparat të lojërave te fatit .
Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë rreth 864 vizita te bizneset e lojërave të fatit duke përfshirë vizitat vëzhguese, përmbushëse dhe të tjera për aktivitetet e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit, njëkohësisht.
ATK-ja ka njoftuar te gjitha bizneset e lojërave të fatit se ato biznese të cilat kanë pika në afërsi të objekteve edukativo-arsimore dhe institucioneve kulturore në kohën sa më të shpejt duhet të zhvendosen apo te mbyllen.
Aktiviteti vazhdon dhe deri më tani ATK-ja ka bërë mbylljen e 11 pikave të cilat ishin në afërsi të këtyre institucioneve në Regjionin e Prishtinës, deri tani refuzuar mbi 30 kërkesa për zgjerim aktiviteti për shkak të largësisë me objektet edukativo-arsimore, të institucioneve historike, fetare dhe të pronës komunale dhe ka marrë masa ndëshkuese te bizneset duke lëshuar 56 gjoba të cilat nuk iu kanë përmbajtur Ligjit Nr.04/L-080 per lojërat e fatit dhe njoftimeve të ATK-së.
Administrata Tatimore e Kosovës do te ndërmerr te gjitha veprimet ligjore që të gjithë tatimpaguesit të kenë trajtim të barabartë, ashtu siç parasheh legjislacioni tatimor.