15 Nëntor 2024

Aksion për bastisje në 5 lokacione

Prishtinë, 7 prill - Administrata Tatimore e Kosovës, konkretisht Njësia e Hetimeve Tatimore (NJHT), gjatë ditës së sotme, duke filluar në orët e hershme të mëngjesit, bazuar në urdhëresën  PN. nr. 59/16, në asistencë të Policisë së Kosovës dhe hetuesisë së Doganës, ka zhvilluar aksion për bastisje në 5 lokacione, nën dyshimin për shmangie tatimore.

Ky aksion është ndërmarr, pas një periudhe kohore të hetimeve nga NJHT-ja, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të evazionit fiskal, për të siguruar provat e dyshuara, ku të dyshuarit kanë bërë shmangie tatimore dhe ju kanë mundësuar edhe subjekteve të tjera të bëjnë shmangie tatimore.

Gjate bastisjes së lokacioneve të të dyshuarve janë sekuestruar:

Shtëpiza kompjuteri,

Dokumentacione të subjekteve të tyre dhe subjekteve të tjera,

Letërnjoftimi i një personit i cili nuk ka qenë pjesë e hetimeve,

USB, kartela të bankave të personave të tjerë dhe dokumentacion të ndryshëm.

 
Vlera e faturimeve nga ana e këtyre subjekteve dhe  subjekteve të tjera që kanë përfituar është mbi 1 milion Euro.

Me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit pas intervistimit,  lirohen në procedure të rregullt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)