20 Nëntor 2024

Aksion ndaj lokaleve që shfrytëzojnë hapësirat publike

Mitrovicë, 7 qershor - Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës ka nisur të premten një aksion për largimin e tavolinave dhe karrigeve të lokaleve hoteliere nga hapësirat publike.

Zyrtarët e inspeksionit thonë se kjo ka të bëj me objektet hoteliere që nuk kanë leje për shfrytëzimin e hapësirave publike.

Fatmir Kelmendi, shef i  sektorit të shërbimeve komunale në Drejtorinë e Inspeksionit, thotë se ky aksion është ndërmarrë për vendosjen e rendit dhe rregullit sa i përket shfrytëzimit të hapësirave publike.

“Kemi shumë raste kur lokalet hoteliere vendosin tavolina dhe karrige në hapësirat për të cilat nuk kanë leje”, tha ai.

Kelmendi tha se ndaj atyre që shfrytëzojnë këto hapësira për të cilat nuk kanë leje do të merren masa ligjore. 
  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)