Aksion kundër zhurmës në orët e vona të mbrëmjes
Prishtinë, 7 korrik - Komuna e Prishtinës njofton se për shkak të ankesave të vazhdueshme nga banorët, Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të vazhdojë aksionet nëpër lokalet që shkaktojnë zhurmë në orët e vona të mbrëmjes.
\"Iu bëjmë thirrje pronarëve të lokaleve, që të kenë parasysh ligjet dhe rregulloret në fuqi, në mënyrë që të mos detyrohemi tiu shqiptojmë gjoba që do ti dëmtonin bizneset e tyre\", thuhet në një komunikatë të Komunës.