AKR pastron fshatin Çabiq nga deponitë ilegale të bërllogut
Prishtinë, 17 mars - Duke e pare ambientin e degraduar jashtë mase, sidomos në vendbanimet që kanë qenë të shkatërruara nga lufta, me mbeturina të shtëpive të djegura dhe në mungesë të kontejnerëve dhe shërbimeve komunale të pastrimit, si në rastin e fshatit Çabiq, Kryetari i degës së AKR-së në Klinë Avni Gashi, I cili është edhe asambleist në Kuvendin Komunal të Klines, ka inicuar projektin për pastrimin e fshatit nga deponitë ilegale të bërllogut.
Edhe pse është obligim I Komunës, respektivisht shërbimeve komunale që të kujdesen për ambientin dhe të gjejnë zgjidhje për pastrimin e mbeturinave, por fatkeqësisht Komuna e Klinës ka prioritete të tjera si p.sh. furnizimin e stafit politik me Iphon 5-S.
Avni Gashi i është drejtuar banorëve të fshatit për përkrahje me punë vullnetare, ndërsa për shpenzime të derivateve për mjete motorike I është drejtuar fondacionit Behgjet Pacolli ku ka gjetur përkrahje të parezervë nga te dy palët.
Këtij aksioni I janë përgjigjur më shumë se 60 vullnetar me fuqi punëtore dhe traktora, ndërsa të shtunën, me 15.03.2014, kanë arritur të largojnë të gjitha mbeturinat nga deponitë ilegale të fshatit, duke I vendosur ato në një vend të përshtatshëm ku pastaj janë mbuluar dhe rrafshuar.
Pas ketij aksioni të shumëpritur dhe të përfunduar me sukses, banorët kërkojnë nga komuna e Klinës: Sigurimin e kontejnerëve të mbeturinave për të gjitha lagjet e fshatit dhe pastaj ndermarrja përkatese të merret me largimin e mbeturinave dhe sigurimin e një hapësire për hudhjen e mbeturinave