29 Prill 2024

AKR: Kosova buzë kolapsit ekonomik dhe buxhetor

Prishtinë, 19 shtator - Situata e rënduar ekonomike, kriza e vazhdueshme e konsumit dhe investimeve janë indikatorët se në Kosovë as që ka filluar të mendohet e le më të sanohet kriza.

Kështu ka vlerësuar udhëheqësja e departamentit për Ekonomi dhe Financa në Aleancën Kosova e Re (AKR), znj.Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për media me temë: "Përkeqësimi i situatës ekonomike në vend dhe domosdoshmëria e mobilizimit për dalje nga kriza".

Ajo ka thënë së sot shumë pak dëgjojmë mbi planet ekonomike të rimëkëmbjes në Kosovë, ndërsa po dëgjojmë shumë retorike mbi përkushtimin dhe angazhimin e institucioneve për situatën ekonomike.

Kosova sipas saj është buzë kolapsit ekonomik dhe buxhetor. Ajo ka thënë së ka plane vetëm për shpenzim të buxhetit dhe për shitje të aseteve publike, asnjë plan tjetër nuk ekziston në Kosovë.

ATK po dështon me instalimin e arkave fiskale

Kusari – Lila ka vlërsuar se Administrata Tatimore është duke dështuar me instalimin e arkave fiskale, që përveq se procesit të menaxhuar keq, flet edhe për humbjen e besimit qe kanë bizneset për Qeverinë dhe sa hezitojnë të hyjne në sistem formal të afarizmit, duke mos pasë besim në menaxhimin e buxhetit nga ana e Qeverisë së Kosovës. 

Po ashti sipas saj edhe situata e renduar me mungesën e tregut për rrushin e Rahovecit është vetëm maja e icebergut të problemeve ekonomike të Kosovës.

Ajo ka theksuar se ka dy vite që StoneCastle dërgon aneksa për problemet e tyre me plasimin e mallit si rrjedhojë e bllokadës nga Serbia, ndërsa asnjë hap nuk është marre nga institucionet.

“Rritjet e fundit të çmimeve të bukës, nuk kanë ardhur ende si rrjedhojë e shtrenjtimit të grurit në treg, por më tepër si reaksion në ngritjet e paralajmëruara. Rendimentet e ulëta të Kosovës, do të reflektojnë edhe një herë duke filluar nga fundi i vitit 2010 dhe fillimi i vitit 2011. As në ketë rast Komiteti i konkurrencës nuk u degjua i gjallë të tregojë për aktivtietet e veta lidhur ruajtjen e interesave të qytetareve dhe verifikimin e funksionimit të mekanizmit të tregut të lirë”, ka thënë Kusari - Lila.

Me kete rast AKR thekson se funksionimi i Qeverisë është i cunguar seriozisht pasi që askush në qeverinë e Kosovës nuk merret me çështjet ekonomike.

Rekomandimet e AKR-së

AKR kërkon edhe një herë ri-strukturimin e kabinetit Qeveritar, gjegjësisht mbajtjen e një Ministrie të Financave dhe bashkimin në një dikaster të Ministrise Ekonomisë, Energjisë dhe Industrisë në një Ministri të Zhvillimit.

Në kuadër të po kësaj ministrie duhet të krijohet Grupit për Stabilitetit Ekonomik Financiar, i cili grup do të shiqojë dhe rishiqojë sektorët me potencial zhvillimor dhe do ti rekomandojë Qeverisë dhe parlamentit kalimin e paketës se shpëtimit nga kriza ekonomike e cila do të rëndohet në vitin 2011.

Në këtë grup duhet të perfshihen edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, USAID, BB dhe FMN me ç’rast me prioritet do të alokohen edhe fondet e premtuara të konferencës së donatorëve.

Sa me gjatë që vazhdon kjo situatë, aq më keq do të jetë Kosova. Mos të harrojmë se ka filluar trendi pozitiv i rimëkembjes nga kriza e vendeve të kapluara nga kriza. Kosova ende tani po e parasheh efektin e vertetë të krizës, për këtë duhet aplikuar serinë e masave shtesë për ruajtjen e 40% të varfërve dhe atyre 17% buzë varfërisë ekstreme.

Të prezantohet paketa e masave për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe përgaditet plani i rishiqimit të marreveshjes së tregetisë së lirë.

Në kuadër të kësaj marrëveshje, i rekomandojmë Qeverisë së Kosovës që me masë urgjente të ndal importin e rrushit nga jashtë në mënyrë që t’i mundësojë rrushit të Rahovecit shitjen në tregun Kosovar. Ndërmjetësimi i Qeverisë duhet të përfshijë kompanitë e distribucionit në Kosovë.

Të pergaditet plani i bashkëpunimit me bankat komerciale për të facilituar financim të qëndrueshëm dhe me cmim më të volitshëm për bizneset prodhuese.

Të funksionalizohen hekurudhat e Kosovës dhe të lirohen rrugët nga trafiku i rënduar i cili po shkakton humbje dhe aksidente në rrugë.

Të fillojë në menyrë konkrete dhe serioze të përkrahet bujqësia dhe të masat të cilat mundësojnë rimëkëmbjen  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)