14 Maj 2024

AKP shpërndan 20 për qind edhe për 4 ndërmarrje

Prishtinë, 26 prill - Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), mbajti takimin e radhës ku u morën vendime të rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit të Privatizimit.

Gjatë kësaj mbledhje, Bordi aprovoi listat e punëtorëve për shpërndarje të pjesshme të shumës 20 për qind për ndërmarrjen shoqërore (NSh) “Industria e Ushqimit” – Prizren; për NSh “DukagjiniRemont” - Pejë; për NSh “Duhani Bair” – Mitrovicë dhe për NSh “Zdrukthëtaria” – Prizren. Nga shpërndarja e pjesshme e shumës 20 për qind te këto ndërmarrje do të përfitojnë mbi 170 punëtorë.

Për 17 NSh, për të cilat më parë është bërë shpërndarja e pjesshme 75 për qind e 20 për qind, Bordi vendosi për shpërndarje edhe të pjesës 15 për qind nga 25 për qind i mbetur pashpërndarë, meqë nuk ka pasur ankesa në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DHPGJSK), ndërkaq pjesa e mbetur prej 10 10 për qind nga 20 për qind i përgjithshëm do të shpërndahen pas vendimit përfundimtar të DHPGJSK-së.

Bordi i Drejtorëve, në frymën e vendimit të mëparshëm për tërheqje të aksioneve, diskutoi në lidhje me privatizimin e ndërmarrjes së re “Hoteli Grand” dhe ndërmarrjes së re “Agrokosova Holding” dhe në lidhje me këto ndërmarrje vendosi që t’ia zgjasë afatin edhe për një muaj Komisionit Punues të formuar nga ana e Bordit për rastet e ndërmarrjeve të privatizuara me metodën Spin-Off Special.

Poashtu, Bordi aprovoi transaksionet e shitjeve përmes metodës
së likuidimit nr. 12 dhe transaksionet e shitjeve përmes Valës 54 të privatizimit.

Gjatë këtij takimi, Bordi vendosi që të lejojë dhënien me qira të aseteve të Ndërmarrjes Shoqërore nën administrim të drejtpërdrejt “Boksitet e Kosovës”, me kërkesë të Bordit Mbikëqyrës të kësaj ndërmarrjeje të caktuar nga Bordi i Drejtorëve i AKP-së, në mënyrë që të mundësohet funksionimi i ndërmarrjes.

Bordi vendosi që ta lejoj bartjen në xhirollogari të caktuar në emër të NSh “Mekanizimi” të mjeteve të ardhura nga pagesa e qirasë nga ana e Misionit Ndërkombëtar për Sundimin e Ligjit (EULEX) për shfrytëzim të objekteve.

Bordi vlerësoi punën e menaxhmentit të AKP-së për lansimin e projekteve individuale të privatizimit të ndërmarrjeve të reja atraktive: Fabrika e Baterive Trepça dhe Hotel Onix Banja e Pejës dhe inkurajoi për vazhdimin me projekte të reja të ngjashme për ndërmarrje atraktive në përpjekje që të informohen dhe tërhiqen sa më shumë investitorë të jashtëm me investime të kapitalit të tyre në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)