AKP shperndan 20 % edhe për 9 ndërmarrje të privatizuara
![AKP shperndan 20 % edhe për 9 ndërmarrje të privatizuara](http://ekonomia.info/repository/images/main/08_03_10_133296_Euro-o.jpg)
Prishtinë, 8 mars - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), sot ka dhënë instruksionet te Banka Qendrore e Kosovës për bartjen e një pjese të mjeteve në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës për punëtorët e nëntë ndërmarrjeve shoqërore, të cilat janë privatizuar më herët.
Këtë vendim, AKP e ka marrë bazuar në strategjinë mbi përshpejtimin e shpërndarjes së parakohshme të shumës së 20 % ndaj punëtorëve, të miratuar nga ana e Bordit të Drejtorëve të AKP-së.
Ndërmarrjet për të cilat është bërë shpërndarja e 20%-it janë këto: KNI Ramiz Sadiku - Prishtinë, KHT Kosova Prishtinë, Energomontimi - Prishtinë, 16 Qershori - Deçan, Aromatik - Prizren, Ramiz Sadiku - Prizren, Fabrika për Përpunimin e Kërpudhave dhe Fryteve Pyjore - Keqekollë, Stacioni Bujqësor Gjakovë dhe Kosovatrans - Kamenicë
Shuma e përgjithshme e shpërndarë për këto nëntë ndërmarrje është 3.030.816,89 euro, ndërsa numri i përgjithshëm i punëtorëve që përfitojnë në total është 1594 punëtorë.