29 Dhjetor 2024

AKP shpall valën 44 të privatizimit

Prishtinë, 7 qershor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur valën 44 të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH) të cilat tenderohen për privatizim. Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në Mars 2010, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.

Lista e tenderëve për privatizim për valën 44 përmban 11 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej të cilave janë krijuar 11  Ndërmarrje të Reja (Ndër. të Reja).

Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spinof-it të Rregullt.

Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e Mërkurë, 30 Qershor 2010.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 7 korrik 2010, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00. 

Në vazhdim mund të gjeni të bashkangjitur listën e plotë të ndërmarrjeve të valës 44:

Ndërmarrja e Re Kompleksi Agro – industrial A Sh.P.K. Prona që është lëndë e këtij tenderi ka qenë e njohur si Ferma e Bibave Nr. 5 dhe Ferma e Dhive te cilat ndodhen afër njëra-tjetrës me sipërfaqe te përgjithshme toke prej përafërsisht 5.3 hektarëve. Ferma e Dhive përshin: Sallat Prodhuese që mbulojnë rreth 1,900m², Fabrika e Koncentratit që është një ndërtesë tre kate me sipërfaqe të përgjithshme prej 520m² , Depoja prej përafërsisht 330m², Ndërtesa Administrative rreth 180m² dhe katër depo/silose si dhe silazhi. Ferma e Bibave përfshinë: Sallat Prodhuese qe mbulojnë një sipërfaqe prej përafërsisht 5.400 m² plus restoranti i punëtorëve dhe zyre me sipërfaqe prej 200m². Momentalisht Ndërmarrja e Re i është dhënë me qira një qiramarrësit i cili prodhon sfungjer industrial.
                                                                                                                                
Ndërmarrja e Re Sharr Tregtia Kaçanik Kompleksi A SH.P.K. Kjo ofertë do të ofrojë mundësi të shkëlqyeshme për të blerë dy lokale me sipërfaqe përafërsisht 171 m2 së bashku, që gjenden në dy  lokacione të ndara  në Kaçanik.

Ndërmarrja e Re Druvar SH.P.K. Përbehet prej tokës bujqësore, me lokacion në fshatin Druvar, komuna e Vushtrrisë, përafërsisht përfshinë 22 ha 59 ari 42 m2 tokë.

Ndërmarrja e Re KB Ujmiri Toka Bujqësore SH.P.K. Përbën një mundësi të shkëlqyeshme për të blerë tokë bujqësore me një sipërfaqe përafërsisht 33.62.00 ha. Kjo tokë bujqësore shtrihet në fshatin Jashanica, komuna e  Klinës, Parcela Kadastrale 104 në Zonën Kadastrale Jashanicë, Fleta Poseduese Nr. 186, dhe në fshatin Dushë komuna e  Klinës, Parcela Kadastrale 28 në Zonën Kadastrale Dush, Fleta Poseduese Nr. 103, në perëndim të qytetit Klinë.

Ndërmarrja e Re Muzeqina SH.P.K. me rreth 1 ha 17 ari 34 m² ndërtesë administrative, depo dhe tokë. Ndër. e Re shtrihet në dy parcela në zonën kadastrale Muzeqinë në njërën parcelë gjendet objekti dhe depot ndërkaq, në tjetrën ka vetëm tokë, ndër. e re shtrihet në veri-lindje të Shtimes në një largësi prej 5 km nga qendra e qytetit të Shtimes.

Ndërmarrja e Re Drithnaja Zyret Sh.P.K. I ofron investitorit potencial mundësinë që të fitoj një hapësire zyre me sipërfaqe prej përafërsisht 460 m² që gjendet ne katin e katër të ndërtesës dhe bodrum prej përafërsisht 36 m², që gjenden në bulevardin e qytetit të Prishtinës. Kjo ndërtesë gjenden mbrapa monumentit të Nënës Terezë që konsiderohet si pjesë mjaft e frekuentuar e qytetit të Prishtinës.)

Ndërmarrja e Re Flora Tokë Bujqësore I Sh.P.K. Ofron tokë bujqësore me sipërfaqe përafërsisht 15 ha 8 ari 36 m² në një pjesë atraktive të Podujevës, në fshatrat Bajqinë dhe Dobërdol. Prodhimtaria e produkteve bujqësore mund te rritet dukshëm me investime përkatëse.

Ndërmarrja e Re Sharrprodhimi- shitorja Bresane SH.P.K. Ndërmarrja e re përfshinë një pronë me ndërtese prej përafërsisht me sipërfaqe prej 104m2 te cilat gjenden ne pjesën atraktive te fshatit Bresanë te regjistruara ne emër te NSH Sharrprodhimi ne ngastrën kadastrale 1048/3 ne baze te certifikatës se pronës me numër P-70604006-01048-3 lëshuar nga KK Dragash me date 19.01.2010.

Ndërmarrja e re Liria “Administrata” SH.P.K. Lokacioni/kompleksi komercial për tu bartur në Ndërmarrjen e Re përfshin një sipërfaqe totale prej përafërsisht 2251 m². Kompleksi komercial përmban ndërtesën (P+1+pn), depon, garazhin dhe oborrin dhe ndodhet në rrugën “Zahir Pajaziti” p.n. në zonën primare të qytetit të Prizrenit.
Aktualisht shitoret janë të dhëna me qira palëve të treta, përveç një shitoreje që është e mbyllur dhe shitorja tjetër mbahet e mbyllur nga ana e qiraxhiut. Zyrat, depoja dhe garazhi shfrytëzohen nga menaxhmenti i Ndërmarrjes.

Ndërmarrja e re Unimont “Administrata” SH.P.K.  Lokacioni afarist/administratë për tu bartur në Ndërmarrjen e Re përshin një sipërfaqe totale prej përafërsisht 569m². Lokacioni afarist/administrata përmban katin përdhes dhe katin e parë (P+1) të kompleksit afaristo-banesor dhe ndodhet në rrugën “Zahir Pajaziti” nr.79 (përball KEK-ut) në Prizren. Aktualisht lokacioni afarist (administrata) është i dhënë me qira palës së tretë.

Ndërmarrja e Re KB Mushtishti SH.P.K. Ndërmarrja e re përfshinë një pronë me sipërfaqe totale te tokës prej 4208 m2 me ndërtese prej përafërsisht me sipërfaqe prej 400 m2 te cilat gjenden ne pjesën atraktive te fshatit Mushtisht  te regjistruara ne emër te KB Mushtishti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)