AKP shpall tenderin për shitjen e aseteve të Likuidimit 23
Prishtinë, 8 nëntor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur tenderin per shitjen e aseteve të ndërmarrjeve shoqerore ne Likudim.
Tenderi për shitjen e aseteve përmes Likuidimit nr. 23 përmban 77 njësi që gjenden në komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.
AKP ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në gjitha mediat vendore të shkruara dhe elektronike.
Afati i fundit për para-kualifikim është data 4 dhjetor 2013.
Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është data 11 dhjetor 2013, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30, në praninë e pjesëmarrësve në tender, medieve si dhe me transmetim të drejtpërdrejt përmes kamerave për të mundësuar përcjelljen e ceremonisë nga gjithë opinioni i interesuar.
Në vazhdim ju lutem gjeni të bashkangjitur listën e plotë të aseteve të parapara për shitje përmes Likuidimit Nr. 23:
Njësia nr. 01: Pasuria Bujqësore Toka në Bibaj - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 43424m² (4ha 34ari 24m²), në zonën kadastrale Bibaj, Komuna e Ferizajt. Toka e ofruar për shitje është e përshtatshme për kultivimin e drithërave të ndryshëm.
Njësia nr. 02: Pasuria Bujqësore Toka në Lloshkobare - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 56181m² (5ha 61ari 81m²), në zonën kadastrale Lloshkobare, Komuna e Ferizajit. Toka e ofruar për shitje është e përshtatshme për kultivimin e drithërave të ndryshëm.
Njësia nr. 03:Pasuria Bujqësore Toka në Papaz (Lot B) - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 516698m² (51ha 66ari 98m²), në zonën kadastrale Papaz, Komuna e Ferizajit. Toka e ofruar për shitje është e përshtatshme për kultivimin e drithërave të ndryshëm.
Njësia nr. 04: Pasuria Bujqësore Toka në Softaj - Ky aset ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 208112m² (20ha 81ari 12m²), në zonën kadastrale Softaj, Komuna e Ferizajit. Toka e ofruar për shitje është e përshtatshme për kultivimin e drithërave të ndryshëm.
Njësia nr. 05: Pasuria Bujqësore Toka në Surçinë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 121214m² (12ha 12ari 14m²), në zonën kadastrale Surçinë, Komuna e Ferizajit. Toka e ofruar për shitje është e përshtatshme për kultivimin e drithërave të ndryshëm.
Njësia nr. 06: Morava e Binçës Toka në lagjen Kamnik - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 816m² (8ari 16m²), në zonën kadastrale Gjilan, Komuna e Gjilanit. Toka e ofruar për shitje është e përshtatshme për ndërtimin e lokaleve afariste në një pjesë shumë atraktive të qytetit.
Njësia nr. 07: Kosovaplast Toka në Han të Elezit - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokën me një sipërfaqe të përgjithshme rreth 13535m² (1ha 35ari 35m²), në zonën kadastrale Han të Elezit, Komuna Hani i Elezit. Toka e ofruar për shitje shfrytëzohet si stadium i qytetit por gjithashtu është e përshtatshme për zhvillim të çdo lloj biznesi.
Njësia nr. 08: IBG Objekti në Partesh - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë objektin me një sipërfaqe të përgjithshme rreth 1000m², në zonën kadastrale Partesh, Komuna e Parteshit. Objekti është i pajisur me infrastrukture të nevojshme nëntokësore dhe i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme biznesore.
Njësia nr. 09: Morava e Epërme Toka dhe Objektet në Viti - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokën ndërtimore me një sipërfaqe prej përafërsisht 954m² (9ari 54m²), me tre objekte me një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 284m². Pasuria gjendet në zonën kadastrale Viti, Komuna e Vitisë. Lokacioni është mjaft i përshtatshëm për zhvillim të çdo lloj biznesi.
Njësia nr. 10: Jugobanka Zyra në Leposaviq - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë hapësirat për zyre me një sipërfaqe prej përafërsisht 180m², që gjenden në katin përdhes të objektit të banimit në qendër të Leposaviqit, në rrugën Vojska Jugoslavije p.n. Banka Themelore Jugobanka është bërë pronare e lokalit sipas Kontratës së Shitblerjes nr. 07/3-5106 të datës 15.11.1971.
Njësia nr. 11: Jugobanka Zyra në Zubin Potok - Kjo Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë hapësirat për zyre me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 90m², që gjenden në katin përdhes të objektit të banimit në qendër të Zubin Potokut, në rrugën Kllashinskih Knezheva p.n. Banka Themelore Jugobanka është bërë pronare e lokalit sipas Kontratës së Shitblerjes nr. 5820 të datës 29.08.1977.
Njësia nr. 12: Jugobanka Zyra në Zvecan - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë hapësirat për zyre me një sipërfaqe prej përafërsisht 78.49m², që gjenden në katin përdhes të një objekti të banimit në qendër të Zveçanit, në rrugën Fronti Popollor p.n. Banka Themelore Jugobanka është bërë pronare e lokalit sipas Kontratës së Shitblerjes nr. 07/3-5106 të datës 15.11.1971.
Njësia nr. 13: Jugobanka Ndërtesa Administrative - Mitrovicë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokë me një sipërfaqe sipërfaqe prej përafërsisht 909m² dhe dy ndërtesa (Ndërtesa kryesore Administrative me sipërfaqe të përafërt prej 2,364m² dhe ndërtesa ndihmëse me sipërfaqe të përafërt prej 108m²) që gjenden në qendër të Mitrovicës, në rrugën Mbretëresha Teutë, përballë Procredit Bankës dhe Palestrës së Sporteve.
Njësia nr. 14: Jugobanka Banesa në Mitrovicë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë banesën e NSH Jugobanka me një sipërfaqe prej përafërsisht 45.60m² e cila gjendet në ndërtesën Qendra në rrugën Mbretëresha Teutë kati i pestë (5) nr.14 në qendër të Mitrovicës.
Njësia nr. 15: Urbanizmi Parcela në Mitrovicën Veriore - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokë komerciale me lokacion në qytetin e Mitrovicës e cila përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 2830m² (28ari 30m² ) sipas Certifikatës 12-3937, njësia kadastrale P-71208072-02729-0, ZK Mitrovicë.
Njësia nr. 16: Trepça Hoteleria Dyqani i përkohshëm në Mitrovicë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë dyqanin e Trepça Hotelerisë me ndërtim të përkohshëm me sipërfaqe rreth 19.70m², me vendndodhje në sheshin Jasharaj, përballë ish Hotelit Adriatik, në qendër të Mitrovicës.
Njësia nr. 17: Çyçavica Dyqani Meblo në Vushtrri - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë dyqanin me depo Meblo me një sipërfaqe prej përafërsisht 132.10m² e cila gjendet në ndërtesën afariste-banesore, blloku i ri L-3, në rrugën Skënderbeu në qendër të Vushtrrisë.
Njësia nr. 18: Lux - Dyqani Qelsi në Mitrovicës - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë dyqanin me sipërfaqe të përgjithshme me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 30m² i cili gjendet në Sheshin Agim Hajrizi afër ëmbëltores Ballkan në Mitrovicës.
Njësia nr. 19: Lux - Dyqani Goblen në Mitrovicës - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë dyqanin me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 40m², i cili gjendet në Sheshin Jasharaj në Mitrovicës.
Njësia nr. 20: Lux Shitorja Zelenika në Mitrovicë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë Dyqanin e Lux-it Zelenika, e cila ndodhet në këndin e rrugëve Vlade Cetkovica dhe Kolasinska në Mitrovicën Veriore, afër urës kryesore mbi lumin Ibër. Dyqani ka një sipërfaqe të përgjithshme rreth prej përafërsisht 48m² sipas dokumenteve që posedojmë.
Njësia nr. 21: Shala Parcela në Mitrovicë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokë me lokacion në Mitrovicë, e cila përfshinë një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 521m² bazuar ne Certifikatën mbi të drejtat e pronës së paluajtshme 12-6023, parcela P-71208072-02681-21.
Njësia nr. 22: KB Moronica toka në Junik 1 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokën me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 32306m² (3ha 23ari 6m²) në ZK Junik, Komuna Junik.
Njësia nr. 23: KB Moronica toka në Junik 2 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokën me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 92138m² (9ha 21ari 38m²) në ZK Junik, Komuna Junik.
Njësia nr. 24: FPA Ramiz Sadiku Fabrika në Isniq - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë parcelën tokësore 507/2 me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 2ha 41ari 38m² (24138m²) si dhe objektet (jo funksionale) me një sipërfaqe të përgjithshme rreth 6871m² në ZK Isniq. Komuna Deçan.
Njësia nr. 25: FPA Ramiz Sadiku Fabrika në Istog - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë ndërtesën e fabrikës me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 3652m² dhe toka me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 4ha 8ari 83m² (40883m²) e cila ndodhet në Zonën Kadastrale Dubravë, Komuna Istog.
Njësia nr. 26: NT Agimi Kompleksi i Dyqaneve 4 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë kompleksin prej dy dyqaneve me një sipërfaqe të përgjithshme 137m² të regjistruar në certifikatat e etazhit nr. CP-5108/37/3 dhe CP-5108/37/4, ZK Gjakovë Qytet që gjenden në katin përdhesë të objektit banesor në Rr. Anton Çeta, Komuna Gjakovë.
Njësia nr. 27: NT Agimi Objekti i Vjetër i Administratës - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë objektin e administratës që përbëhet nga përdhesa, dy kate dhe podrumi me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 1819m² dhe tokën në të cilën ndodhet objekti në sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 602m² e cila gjendet në parcelën nr. 675-2, KZ Gjakovë - Qytet në rr. Nënë Tereza në qendër të qytetit të Gjakovës.
Njësia nr. 28: NT Agimi Dyqani në Qarshi të Vjetër 1 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë dyqanin dhe tokën me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 28m² që gjendet në parcelën nr. 1709, ZK Gjakovë - Qytet në Çarshinë e Madhe.
Njësia nr. 29: NT Agimi Dyqani në Qarshi të Vogël afër Xhamisë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë dyqanin dhe tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 47m² që gjendet në parcelën nr. 2577, ZK Gjakovë - Qytet në në Çarshinë e Vogël ZK Gjakovë Qytet, Komuna Gjakovë.
Njësia nr. 30: NT Agimi Dyqani në Qarshi të Vjetër 2 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë dyqanin (P+1) me sipërfaqe të përafërt 49m² (32m² kati përdhese dhe 17m² kati i parë) si dhe toka me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 36m² që ndodhet në parcelën nr. 1899, ZK Gjakovë-Qytet në Çarshinë e Madhe, Komuna Gjakovë.
Njësia nr. 31: NT Agrodukagjini Dyqani tek Stacioni i Autobusëve - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist në etazh me sipërfaqe të përafërt 95m² që ndodhet në katin përdhesë të objektit banesorë afër stacionit të autobusëve Pejë. Toka në të cilën ndodhet aseti në shitje nuk është në pronësi të Ndërmarrjes, andaj toka NUK do të jetë subjekt i shitjes.
Njësia nr. 32: NT Agrodukagjini Dyqani te Semaforët - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë hapësirën afariste në etazh me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 81m², e cila ndodhet në katin përdhesë të një objekti banesor në Rr. Mbretëresha Teutë, afër semaforëve në qendër të qytetit të Pejës. Toka në të cilën ndodhet aseti në shitje nuk është në pronësi të Ndërmarrjes, andaj toka NUK do të jetë subjekt i shitjes.
Njësia nr. 33: NT Agrodukagjini Dyqani tek Ndërtesa e Vjetër e Bankkosit - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist në etazh me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 70m2 (66.5 m² sipas matjeve në terren), duke përfshire dhe vitrinat e lokalit me sipërfaqe prej 4.5 m² i cili ndodhet në katin përdhese të objektit banesor në rr. Mbretëresha Teutë në qendër të qytetit të Pejës. Toka në të cilën ndodhet aseti në shitje nuk është në pronësi të Ndërmarrjes, andaj toka NUK do të jetë subjekt i shitjes.
Njësia nr. 34: NT Agrodukagjini Dyqani i Përkohshëm tek Qendra Zejtare - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist prej materiali të përkohshëm me sipërfaqe të përgjithshme rreth 70m2 (sipas matjeve në terren 92m²) që gjendet në Rr. M. Sahara afër Qendrës Zejtare të qytetit të Pejës. Toka në të cilën ndodhet aseti në shitje si dhe një objekt aneks prej rreth 3m2,, i cili është ngjitur me asetin në shitje, nuk janë në pronësi të Ndërmarrjes, andaj NUK janë pjesë e shitjes.
Njësia nr. 35: NT Agrodukagjini Dyqani tek Shtëpia e Mallërave - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist në etazh me sipërfaqe të përafërt 40m2 (27.6m² sipas matjeve në teren) duke përfshirë edhe hapësirën e vitrinës prej 1.6m² që ndodhet në katin përdhese të objektit banesorë afër shtëpisë së mallrave në sheshin H. Zeka, Komuna Pejë. Toka në të cilën ndodhet aseti në shitje nuk është në pronësi të Ndërmarrjes, andaj NUK do të jetë subjekt i shitjes.
Njësia nr. 36: NSH Produkt Dyqani në Istog - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe të përafërt 48m² (46m² sipas matjeve ne teren) i cili ndodhet në qendër të qytetit të Istogut. Toka në të cilën ndodhet aseti në shitje nuk është në pronësi të Ndërmarrjes, andaj toka NUK është pjesë e shitjes.
Njësia nr. 37: NSH Produkt Dyqani në Asllan Çeshme - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist në rr. Mbreti Bardhyl - lagja Asllan Çeshme në qytetin e Pejës me sipërfaqe të përafërt 78m² (69m² sipas matjeve në teren). Toka në të cilën ndodhet aseti në shitje nuk është në pronësi të Ndërmarrjes, andaj toka NUK është pjesë e shitjes.
Njësia nr. 38: Urata Lokali Afarist II në Bill Clinton, Prishtinë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist i me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 39.42m² i cili gjendet në katin përdhesë të një ndërtese shumëkatëshe, në rr. Bill Clinton, në qendër të Prishtinës. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri.
Njësia nr. 39: Rilindja Libraria nr. 1 Prishtinë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 104m², i cili lokal gjendet në Sheshin Nënë Terezë, dhe i cili i ofron investitorit mundësi të mira për aktivitete komerciale.
Njësia nr. 40: Rilindja Libraria nr. 40 Prishtinë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 32.16m², i cili gjendet në Rr. Nazim Gafurri, Qendra Tregtare rrugës për Gërmi, dhe i ofron investitorit mundësi të mira për aktivitete komerciale. Nuk ka tokë që do të transferohet te blerësi i ri.
Njësia nr. 41: Ingeniering Asetet e Luajtshme - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë asete të luajtshme si vetura, mjete pune dhe inventar të zyrës.
Njësia nr. 42: Ingenjering Shitorja nr. 35 kati II te - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 13.93m², i cili gjendet në katin e dytë në Qendrën Tregtare në rr. Maliq Pashë Gjinolli, afër Tregut të Gjelbër në Prishtinë. Nuk ka tokë që do të transferohet te blerësi i ri.
Njësia nr. 43: Ingenjering Shitorja nr. 38 te Tregu - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 16.56m², i cili gjendet në katin e dytë në Qendrën Tregtare në rr. Maliq Pashë Gjinolli, afër Tregut të Gjelbër në Prishtinë. Nuk ka tokë që do të transferohet te blerësi i ri.
Njësia nr. 44: Ingenjering Zyra Administrative - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 337.51m². Objekti afarist përfshin pothuajse krejt katin përdhes të një ndërtese banimi në Rr. e UÇK nr.105/A Prishtinë. Nuk ka tokë që do të transferohet te blerësi i ri.
Njësia nr. 45: Barnatorja nr. 8 Obiliq - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist, i cili përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 113m², cili gjendet në katin përdhes të ndërtesës dy katëshe (P+2) për banim në Rrugën Hasan Prishtina në qendër të Obiliqit. Nuk ka tokë që do të transferohet te blerësi i ri.
Njësia nr. 46: Prona në Drenoc 1, Rahovec - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 15734m² që ndodhet në Zonën Kadastrale Drenoc-Komuna e Rahovecit,
Njësia nr. 47: Prona në Drenoc 2, Rahovec - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 8585m², që ndodhet në Zonën Kadastrale Drenoc-Komuna e Rahovecit.
Njësia nr. 48: Prona në Drenoc 3, Rahovec - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 8357m², që ndodhet në Zonën Kadastrale Drenoc-Komuna e Rahovecit.
Njësia nr. 49: Prona në Drenoc 4, Rahovec - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 7933m², që ndodhet në Zonën Kadastrale Drenoc-Komuna e Rahovecit.
Njësia nr. 50: Prona në Drenoc 5, Rahovec - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej 5737m² që ndodhet në Zonën Kadastrale Drenoc-Komuna e Rahovecit..
Njësia nr. 51: Prona në Drenoc 6, Rahovec - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej 11077m² që ndodhet në Zonën Kadastrale Drenoc-Komuna e Rahovecit
Njësia nr. 52: Prona në Hoqë të Vogël 5, Rahovec - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 4887 m² q që ndodhet në Zonën Kadastrale Hoqë e Vogël, Komuna e Rahovecit.
Njësia nr. 53: Prona në Hoqë të Vogël 6, Rahovec - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 19218m² , që ndodhet në Zonën Kadastrale Hoqë e Vogël, Komuna e Rahovecit.
Njësia nr. 54: Prona në Nushpal 1, Rahovec - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 31857 m² që ndodhet në Zonën Kadastrale Nushpal, Komuna Rahovec.
Njësia nr. 55: Prona në Pastasellë, Rahovec - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 5034m² që ndodhet në Zonën Kadastrale Pastasellë, Komuna Rahovec.
Njësia nr. 56: Prona në Opterushë 1, Rahovec - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 10198m² që ndodhet në Zonën Kadastrale Opterushë, Komuna Rahovec.
Njësia nr. 57: Prona në Opterushë 3 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 15841m², që ndodhet në Zonën Kadastrale Opterushë, Komuna e Rahovecit.
Njësia nr. 58: Prona në Bërnjak 5 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 23079m² që ndodhet në Zonën Kadastrale Bërnjak, Komuna Rahovec.
Njësia nr. 59: Prona në Bërnjak 6 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 81740m² që ndodhet në Zonën Kadastrale Bërnjak, Komuna Rahovec.
Njësia nr. 60: Prona në Bërnjak 7 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 35390m², që ndodhet në Zonën Kadastrale Bërnjak, Komuna Rahovec.
Njësia nr. 61: Prona në Rahovec 1 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 7518m², që ndodhet në Zonën Kadastrale Rahovec, Komuna e Rahovecit.
Njësia nr. 62: Prona në Rahovec 5 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 10395m², që ndodhet në Zonën Kadastrale Rahovec, Komuna e Rahovecit.
Njësia nr. 63: Prona në Rahovec 6 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 4194m², që ndodhet në Zonën Kadastrale Rahovec, Komuna e Rahovecit.
Njësia nr. 64: Liria - Shitorja në Hoqë të Qytetit - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej 100m², prej të cilave 60m² me kulturë \'ndërtesë\' dhe 40m² me kulturë \'oborr\'. Shitorja ndodhet në fshatin Hoqë e Qytetit, Komuna e Prizrenit.
Njësia nr. 65: Liria Prona në Jeni Mahallë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën me një sipërfaqe të përgjithshme prej 584m² prej të cilave 116m² me kulturë ndërtesë dhe 468m² me kulturë oborr me lokacion ne rrugën Rrotullajt, Jeni Mahallë në zonën primare të qytetit të Prizrenit.
Njësia nr. 66: Gërmia Salloni i Mobilieve Prishtinë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist përdhes me sipërfaqe përafërsisht 361m², i cili lokal gjendet në një pjesë atraktive të qytetit afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në rrugën Fazli Grajqevci Prishtinë. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri.
Njësia nr. 67: Gërmia Shitorja nr. 81 Obiliq - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë shitoren me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 25m². Aseti gjendet në katin përdhes në kuadër të ndërtesës shumëkatëshe për banim në një pjesë atraktive të qendrës së Obiliqit, në rrugën Hasan Prishtina afër Përmendores së Dëshmorëve. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri.
Njësia nr. 68: Gërmia Shitorja nr. 25 Obiliq - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë shitoren me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 46m². Aseti gjendet në katin përdhes në kuadër të ndërtesës dykatëshe për banim në rr. Hasan Prishtina pranë Lapidarit të Dëshmoreve të Kombit në qendër te Obiliqit. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri.
Njësia nr. 69: Gërmia Shitorja nr. 206 Prishtinë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithëshme prej përafërsisht 298.90m² në katin përdhes të objektit banesor i cili gjendet në rrugën Agim Ramadani, në Prishtinë. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri.
Njësia nr. 70: Gërmia Shitorja nr. 194 Prishtinë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 26m² që gjendet në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri.
Njësia nr. 71: Gërmia Shitorja nr. 197 Prishtinë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 56m² në katin përdhes të objektit banesor në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri.
Njësia nr. 72: Urata Shitorja nr. 26 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 104m² të cilat gjenden në një ndërtese shumëkatëshe në rrugën Bill Clinton në Prishtinë. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri.
Njësia nr. 73: Urata Shitorja Dardani - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 260.34m² i cili gjendet në kuadër të një ndërtesë shumëkatëshe të banimit, në lagjen Dardania, përmbi Raiffeisen Bank, te Ora në Kurriz, Prishtinë. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri.
Njësia nr. 74: IMF Kosova Shitorja nr. 14 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë shitoren me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 93.7m², e cila gjendet në një pjesë atraktive të Prishtinës, në lagjen Ulpiana, afër fontanës. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri.
Njësia nr. 75: Toka Bujqësore në Kllokot - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokën bujqësore me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 22596m² (2ha 25ari 96m²), në Banjën e Kllokotit, e cila ka qasje në rruge publike të asfaltuar, më saktësisht kjo rrugë kalon në mes ngastrave, subjekt i këtij tenderi. Vendndodhja e kësaj pasurie është në periferinë e afërt të Kllokotit dhe është shumë e përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore.
Njësia nr. 76: Drejtoria e Vjetër Kutiqi - Tokë dhe Objekt në Pejë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë objektin administrativ Kutiqi me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 282m² si dhe toka në të cilin ndodhet objekti me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 455m² të regjistruar në parcelën nr. 2736/2 në ZK Pejë. Në të kaluarën, ky aset është përdorur si ndërtesë administrative e tri pasardhësve të ndërmarrjes kryesore OP Bistrica. Aseti gjendet në Rr. Mbreti Pirro nr. 4 në qendër të qytetit, Komuna Pejë.
Njësia nr. 77: Depo dhe Placet te Hekurudha - Tokë dhe Objekt në Pejë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokën me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 3700m² dhe objektin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme 1782m² (sipas matjeve në teren 2052m²) që ndodhen në afërsi të stacionit hekurudhor në Pejë. Toka në të cilën ndërtesa ndodhet nuk është në pronësi të NSH 17 Nëntori, andaj nuk përfshihet në këtë shitje.