AKP shpall tenderin për Llamkos
Prishtinë, 9 korrik - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur tenderin për privatizimin e pronës së Ndërmarrjes Llamkos-Steel SH.P.K. në Vushtrri përmes metodës së spin off-it të rregullt.
Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në qershor, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-se dhe Komunën përkatëse se kjo ndërmarrje do të privatizohet dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.
Hulumtimi paraprak për këtë ndërmarrje zgjat 60 ditë.
Kjo Ndërmarrje e Re do të privatizohet përmes Spinof-it të Rregullt.
Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e Mërkurë, 1 shtator 2010.
Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 8 shtator 2010, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00.