07 Nëntor 2024

AKP shpall shitjen e aseteve të ndërmarrjeve përmes likuidimit

Prishtinë, 30 qershor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.34.

\"Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 34 përmban 80 njësi/asete në pronësi shoqërore. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit\", thuhet në një komunikatë të AKP-së.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin maj 2017, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit dhe në të gjitha gazetat vendore.

Afati i fundit për parakualifikim për shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.34 do të jetë dita e mërkurë, 24 korrik 2017.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 31 korrik 2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)