08 Nëntor 2024

AKP shpall shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.29

Prishtinë, 20 janar - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.29.

Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 29 përmban 51 njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin dhjetor 2016, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.

Afati i fundit për parakualifikim për shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.29  do të jetë dita e mërkurë, 15 shkurt 2017.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 22 shkurt 2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)