AKP shpall shitjen e aseteve përmes likuidimit - 3
Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në qershor, AKP ka njoftuar menaxhmentin e asete-ve dhe Komunat përkatëse se këto asete do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit.
Lista e tenderëve për privatizim për shitjen e aseteve numër 3, përmban 21 Njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes likuidimit.
Afati i fundit për para-kualifikim është: 11 Gusht 2010
Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 18 gusht 2010, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00.