19 Nëntor 2024

AKP shpall shitjen e aseteve përmes likuidimit 22

Prishtinë, 16 tetor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur likuidimin e radhës me shitje të aseteve të cilat tenderohen për privatizim.

Lista e tenderëve për shitje të aseteve nr. 22 përmban 46 njësi që gjenden në komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

AKP ka njoftuar paraprakisht menaxhmentin e aseteve të NSH-ve dhe komunave përkatese dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit  www.pak-ks.org dhe në gazetat vendore.

Afati i fundit për para-kualifikim është data 11 nëntor 2013.

Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është data 18 nëntor 2013, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30, në praninë e pjesëmarrësve në tender, medieve si dhe me transmetim të drejtpërdrejt përmes kamerave për të mundësuar përcjelljen e ceremonisë nga gjithë opinioni i interesuar.

Në vazhdim ju lutem gjeni të bashkangjitur listën e plotë të aseteve të parapara për shitje përmes Likuidimit Nr. 22:

Njësia nr. 01: Toka në Pojatë (Lot A) - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 73747m² (7ha 37ari 47m²), në zonën kadastrale Pojatë, Komuna e Ferizajit. Toka e ofruar për shitje është e përshtatshme për kultivimin e drithërave të ndryshëm.

Njësia nr. 02: Toka në Pojatë (Lot B) - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 204790m² (20ha 47ari 90m²), në zonën kadastrale Pojatë, Komuna e Ferizajit. Toka e ofruar për shitje është e përshtatshme për kultivimin e drithërave të ndryshëm.

Njësia nr. 03: IBG Toka dhe Objekti në Gërmovë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 15237m² (1ha 52ari 37m²), brenda së cilës është objekti njëkatësh prej 986m², në zonën kadastrale Gërmovë, Komuna e Vitisë. Objekti është i pajisur me infrastrukture të nevojshme nëntokësore dhe i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme  biznesore.

Njësia nr. 04: Fabrika Betonjerka në Mitrovicë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë Fabrikën Betonjerka në Mitrovicë e cila përfshinë një sipërfaqe prej 46443m² (4ha 64ari 43m²) brenda rrethojës së NSh-së, sipas Certifikatës së pronës 12-5479. Në Certifikate dhe kopje të Planit nuk kanë të përshkruara objektet dhe ndërtesat të cilat gjenden aty. Shënimet nga raporti i auditorit të pavarur të datës 25 qershor 2001 lënë të kuptohet se objektet në funksion përfshijnë sipërfaqe prej 8511m². Ka edhe pajisje dhe makineri që do t\'i transferohen blerësit të ri.

Njësia nr. 05: Tokë Extra, Vushtrri - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokën Extra, me lokacion në Vushtrri, e cila përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 4ha 40ari 00m² (44000m²) bazuar në Certifikatën me numrin e lëndës 18-3536/13, Njësia kadastrale P-70202016-02045-2.

Njësia nr. 06: KB Moronica parcela nr. 4707/0 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë parcelën e tokës nr. 4707 me sipërfaqe 3081m² (30ari 81m²) që ndodhet në ZK Junik, Komuna Junik.

Njësia nr. 07: KB Moronica parcela nr. 4748/0 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë parcelën e tokës nr. 4748 me sipërfaqe 1479m² (14ari 79m²) që ndodhet në ZK Junik, Komuna Junik.

Njësia nr. 08: KB Dobrusha, parcelat nr. 293/1 dhe 294 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë parcelat e tokës nr. 293/1 dhe 294 me sipërfaqe të përgjithshme 27048m² (2ha 70ari 48m²) që ndodhen në ZK Trubuhoc, Komuna Istog.
 
Njësia nr. 09: KB Dobrusha, parcela nr. 40 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë parcelën e tokës nr. 40 me sipërfaqe të përgjithshme 8062m² (80ari 62m²) që ndodhen në ZK Trubuhoc, Komuna Istog.

Njësia nr. 10: NSH Koritniku - Shitorja në Brod - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë shitoren dhe një depo. Shitorja përfshinë sipërfaqen përafërsisht prej 47m², ndërsa depo ka 63m² ne fshatin Brod. Shitorja është e regjistruar në Certifikatën mbi të drejtat e pronë së paluajtshme, parcela 1729 në emër të Ndërmarrjes me një sipërfaqe të përgjithshme të regjistruar prej 110m².

Njësia nr. 11: NSH Koritniku - Supermarketi në Brod - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë supermarketin/vetëshërbimin dhe oborrin. Vetëshërbimi përfshinë sipërfaqen përafërsisht prej 182m² dhe oborri përfshinë sipërfaqen përafërsisht prej 1m² në fshatin Brod, Komuna e Dragashit. Shitorja është e regjistruar në Certifikatën mbi të drejtat e pronës së paluajtshme, ngastra 2076 e cila përfshin sipërfaqe të përgjithshme të regjistruar me rreth 1ari 83m² (183m²).

Njësia nr. 12: NSH Liria Mini Shtëpia e Mallrave, Terzimahallë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën që është në emër të NSH “Liria”-Prizren në bazë të certifikatës mbi të drejtat e pronës së paluajtshme dhe kopjes së planit e që përfshinë ngastrën kadastrale P-71813068-04134-0, me sipërfaqe të përgjithshme prej 281m², me kulturë ‘ndërtesë’. Lokacioni afarist/mini shtëpia e mallrave ndodhet në rrugën “I.J.Kumanova” p.n në Terzimahallë, zonë primare e qytetit të Prizrenit. Vërejtje: Ndërtesa për banim trekatëshe, e cila ndodhet përmbi objektin mini shtëpia e mallrave nuk është lëndë e kësaj shitjeje.

Njësia nr. 13: Kosovarja Shitorja nr. 27, Prishtinë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme neto prej përafërsisht 45m² dhe bodrumin me sipërfaqe neto prej përafërsisht 36m². Lokali afarist gjendet në Rr. “Agim Ramadani”, Prishtinë. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri.

Njësia nr. 14: Urata Supermarketi nr. VI në Ulpianë, Prishtinë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë shitoren me sipërfaqe prej përafërsisht 131.15m². Lokali gjendet në katin përdhes në një ndërtese shumëkatëshe; Objekti D-9 hyrja nr. 8, në Ulpianë, Prishtinë. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi.

Njësia nr. 15: Urata Lokali Afarist në Bill Clinton, Prishtinë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë shitoren me sipërfaqe prej përafërsisht 48,37m². Lokali afarist gjendet në katin përdhes në një ndërtese shumëkatëshe, në Bill Clinton, në qendër të Prishtinës. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri.

Njësia nr. 16: Urata Lokali nr. 19 në Dardani, Prishtinë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë shitoren me sipërfaqe prej përafërsisht 29.16m². Lokali gjendet në katin përdhes në një ndërtese disakatëshe, në lagjen “Dardania” Prishtinë.

Njësia nr. 17: Urata Objekti A Qendra Tregtare në Ulpianë, Prishtinë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë shitoren me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 1095m2. Nga të cilat kati përdhes me përafërsisht 405m2, kati i parë me përafërsisht 450m2 dhe tarraca me përafërsisht 240m2 .  Qendra Tregtare gjendet në pjesë atraktive të qytetit të Prishtinës në lagjen Ulpianë afër tregut të gjelbër, jo larg nga Posta Kryesore, në qendër të Prishtinës. Së bashku me objektin do të transferohet edhe toka nën objekt në sipërfaqe përafërsisht 637m2 që do të transferohet te blerësi i ri.

Njësia nr. 18: Rilindja Shitja, Gjakovë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me një sipërfaqe prej përafërsisht 26.24m² që gjendet në qendër të Gjakovës.

Njësia nr. 19: Rilindja Libraria, Vushtrri - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe përafërsisht 49.90m², i cila gjendet në qendër të Vushtrrisë, dhe ofron mundësi të mira për aktivitete komerciale.

Njësia nr. 20: Rilindja Shitorja, Mitrovicë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe përafërsisht 68.48m², e cila gjendet në qendër të Mitrovicës, që ofron mundësi të mira për aktivitete komerciale.

Njësia nr. 21: Ingenjering Shitorja nr. 33, te Tregu - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe totale prej përafërsisht 7.88m², i cili gjendet në katin e parë në Qendrën Tregtare në rr. Maliq Pashë Gjinolli, afër Tregut të Gjelbër në Prishtinë. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri.

Njësia nr. 22: Ingenjering Shitorja nr. 34, te Tregu - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe totale prej përafërsisht 13.93m², i cili gjendet në katin e dytë në Qendrën Tregtare në rr. Maliq Pashë Gjinolli, afër Tregut të Gjelbër në Prishtinë. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri.

Njësia nr. 23: Ingenjering Shitorja nr. 35, te Tregu - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe totale prej përafërsisht 7.01m², i cili gjendet në katin e parë në Qendrën Tregtare në rr. Maliq Pashë Gjinolli, afër Tregut të Gjelbër në Prishtinë. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri.

Njësia nr. 24: Barnatorja nr. 5, Prishtinë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe totale prej përafërsisht 398m² nga të cilat 242m² është përdhesa dhe 156m² është kati i parë. Lokali afarist gjendet në një pjesë atraktive të Prishtinës, në Rr. Ilir Konushevci. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri.

Njësia nr. 25: Barnatorja nr. 6, Prishtinë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe totale prej përafërsisht 93.97m², i cili gjendet në kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lagjen Dardania, afër ndërtesës së PTK-së në Prishtinë. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri.

Njësia nr. 26: Duhani Lokal Afarist, Mitrovicë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë objektin me sipërfaqe prej përafërsisht 77m² si dhe oborrin me sipërfaqe prej përafërsisht 137m² e që në total përfshin sipërfaqe prej përafërsisht 214m² cili gjendet në Rr. Sutjeska në Mitrovicë.

Njësia nr. 27: Tokë Bujqësore, Ribari i Vogël - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 180196m² (18ha 01ari 96m²), e cila përfshinë ngastrat 135 dhe 315 të evidentuara në Listën Poseduese nr. 90, në Zonën Kadastrale Ribar i Vogël, në Komunën e Lipjanit. Nuk ka ndërtesë në tokën e tenderuar.

Njësia nr. 28: Gërmia Shitorja nr. 29, Plemetin - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë vetëm shitoren me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 116m². Aseti gjendet afër termocentralit Kosova ”B” në fshatin Plemetin Komuna e Obiliqit. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri.

Njësia nr. 29: Gërmia Shitorja nr. 20, Obiliq - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 45m². Lokali gjendet në një pjesë të katit përdhes të një ndërtese dykatëshe të banimit, në Rr. Hasan Prishtina, afër Shtëpisë së Kulturës, në qendër të Obiliqit. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri.

Njësia nr. 30: Gërmia Shitorja nr. 22, Obiliq - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë shitoren me sipërfaqe prej  përafërsisht 36.00m². Aseti gjendet në katin përdhesë në kuadër të ndërtesës dykatëshe për banim në një pjesë atraktive të qendrës së Obiliqit, në rrugën Hasan Prishtina afër Përmendores së Dëshmorëve. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri.

Njësia nr. 31: Gërmia Shitorja nr. 26, Obiliq - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë shitoren me sipërfaqe prej përafërsisht 64.5m². Aseti gjendet në katin përdhesë në kuadër të ndërtesës shumëkatëshe për banim në një pjesë atraktive të qendrës së Obiliqit, në rrugën Hasan Prishtina afër Përmendores së Dëshmorëve. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri.

Njësia nr. 32: Gërmia Supermarketi në Sllatinë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë Supermarketin në Sllatinë me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 123m² që gjendet në Fshatin Sllatinë Komuna e Fushë Kosovës. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri.

Njësia nr. 33: Gërmia Shitorja, Novobërdë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe totale prej përafërsisht 451m² i cili gjindet në katin përdhesë në kuadër të ndërtesës shumëkatëshe për banim në qendër të Novobërdës. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri.

Njësia nr. 34: Gërmia Shitorja nr. 3 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë shitoren të ndarë në dy pjesë me sipërfaqe prej përafërsisht 34m². Aseti gjendet një pjesë atraktive të Prishtinës, në rrugën Ardian Krasniqi përballë Zyres Zvicerrane. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri.

Njësia nr. 35: Urata Shitorja nr. 17, Prishtinë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë shitoren me sipërfaqe në total prej përafërsisht 294m². Lokali gjendet në dy nivele në katin përdhes prej përafërsisht 150m² dhe bodrumi prej përafërsisht 144m² në një ndërtese shumëkatëshe për banim, në lagjën “Lakrishtë” Prishtinë Blloku III. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi.

Njësia nr. 36: Urata Lokali nr. 3, Prishtinë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë shitoren me sipërfaqe prej përafërsisht 66m² dhe tokën nën lokal me sipërfaqe prej përafërsisht 66m². Lokali gjendet në katin përdhes të një ndërtese shumëkatëshe, në Rr. Xhavit Mitrovica, në vendin e njohur si “Te Kacallarët” në Prishtinë.

Njësia nr. 37 – Kosovarja Minimarketi nr.3 Bregu i Diellit - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe e përgjithshme prej përafërsisht 95.39m². Lokali afarist gjendet në katin përdhes të një ndërtese shumëkatëshe në zonën jugore të Bregut të Diellit në Prishtinë. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri.

Njësia nr. 38: Kosovarja Shitorja në Taukbahçe - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme neto prej përafërsisht 53m² dhe bodrumin me sipërfaqe neto prej përafërsisht 37m². Lokali afarist gjendet në Rr. Nazim Gafurri, në lagjjen Taukbahçe, rrugës për Gërmi. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri.

Njësia nr. 39: Prona në Dubravë 1 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën që është e regjistruar në Certifikatën mbi të Drejtat e Pronës së Paluajtshme UL-72116018-00044, që ndodhet në Zonën Kadastrale Dubravë, Komuna e Suharekës, me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 176525m². Kjo sipërfaqe përfshin tokë bujqësore.

Njësia nr. 40: “Zhupa”- Recane, Shitorja nr.8 në Jabllanicë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën e regjistruar në Certifikatën mbi të drejtat e pronës së paluajtshme dhe Kopje të Planit, me numër të ngastrës kadastrale P-71813030-03246-0 që përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 283m², prej të cilave 151m² me kulturë jopjellore dhe 132m² me kulturë shtëpi-ndërtesë. Sipas matjeve interne të AKP ndërtesa/shitorja pjesë e kësaj shitje është ndërtesë e tipit B+P (bodrum dhe përdhese) me sipërfaqe të përafërt prej 120m² të bodrumit dhe sipërfaqe të përafërt prej 150m² përdhese. Prona gjendet në Zonën Kadastrale Jabllanicë, Komuna e Prizrenit.
Prona/shitorja nr.8 gjendet në fshatin Jabllanicë, Komuna e Prizrenit.

Njësia nr. 41: Zhupa - Recane, Shitorja nr.7 në Llokvicë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën e regjistruar në Certifikatën mbi të drejtat e pronës së paluajtshme dhe Kopjes së Planit, që ndodhet në Zonën Kadastrale Llokvicë, me numër të ngastrës kadastrale P-71813045-01643-2 me sipërfaqe të përgjithshme prej 104m², me kulturë ‘ndërtesë’.
Prona gjendet në fshatin Llokvicë, Komuna e Prizrenit.

Njësia nr. 42: Zhupa - Recane,Shitorja nr.2 Drajqiqi - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë pronën e regjistruar në Certifikatën mbi të drejtat e pronës së paluajtshme për parcelën P-71813022-00985-0 (F.P.nr.347) dhe në kopjen e planit që ndodhet në Zonën Kadastrale Drajçiq, përfshin sipërfaqen e përgjithshme prej 199m², prej të cilave 92m² me kulturë shtëpi dhe 107m² me kulturë oborr. Prona gjendet në fshatin Drajçiq, Komuna e Prizrenit.

Njësia nr. 43: Komuna - Shitorja në Mitrovicë - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 90.42m², e cila gjendet në adresën: rr. “Kolašinska” p.n. Kontrata e Shitblerjes nr.2087 e datës 21/10/1981. Aktualisht nuk ka marrëveshje me qira apo shfrytëzues ilegal.

Njësia nr. 44: Fabrika e plastikës Tokë - Ngastra kadastrale 690 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokën bujqësore me sipërfaqe prej rreth 1,960m² (19 ari 60m²) e regjistruar sipas Certifikatës nr. UL-72015025-00166, parcela nr. 690, ZK Klinë e Poshtme. Prona gjendet në hyrje të Skenderajt mbrapa Fabrikës së Plastikës. Nuk ka ndërtesa që do të transferohen tek blerësi i ri.

Njësia nr. 45: Fabrika e plastikës Tokë - Ngastra kadastrale 691 - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë tokë bujqësore me sipërfaqe prej rreth 600m² (6 ari) e regjistruar sipas Certifikatës nr. UL-72015025-00166, parcela nr. 691, ZK Klinë e Poshtme. Prona gjendet në hyrje të Skenderajt dhe një pjesë e saj është brenda rrethojës së Fabrikës së Plastikës. Nuk ka ndërtesa që do të transferohen tek blerësi i ri.

Njësia nr. 46: Kompleksi i zyrave administrative - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë objektin dy katesh (P+2) ku ndodhen zyrat administrative dhe një lokal në katin përdhese me sipërfaqe të përgjithshme rreth 457m² si dhe tokën në të cilën ndodhet objekti me sipërfaqe të përafërt 260m² (sipërfaqja e tokës mund të ndryshoj pas parcelimit) të regjistruar në certifikatën e pronësisë P-1611071-01030-2, ZK Pejë në Rr Mbretëresha Teutë, Komuna Pejë.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)