08 Nëntor 2024

AKP shkarkoi bordin mbikëqyrës të NSH “Boksitet e Kosovës”

Prishtinë, 5 nëntor - Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës nën kryesimin e Petrit Gashi, ku u diskutuan çështje të shumta të përcaktuara me Rendin e Ditës dhe u morën vendime të rëndësishme në lidhje me administrimin e ndërmarrjeve shoqërore në vend.


Fillimisht Bordi u njoftua nga Komiteti i Auditimit për planin e adresimit të Rekomandimeve të Njësisë së Brendshme të Auditimit dhe për Planin e Adresimit të Rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Po në këtë mbledhje Bordi diskutoi dhe aprovoi planet e punës së Njësisë së Auditimit të Brendshëm për vitin 2017 si dhe Strategjinë e kësaj Njësie për vitin 2017-2019.

Menaxhmenti i Agjencisë raportoi para Bordit për aktivitetet e fundit të AKP-së dhe për proceset e planifikuara në të ardhmen.

Bordi diskutoi raportin mujor të punës për gjendjen në Trepçë. Në këtë mbledhje Bordi u njoftua rreth aktiviteteve dhe progresit të kompanisë të angazhuar në studimin e fizibilitetit të Trepçës  ku poashtu u informua që  Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e Listës Sërpska  dhe njëkohësisht shpalli që Ligji për Trepçën është kushtetues dhe hyn ne fuqi pas nënshkrimit nga Presidenti. Bordi poashtu diskutoi për periudhën transitore mes pranim dorëzimit të Trepçës tek Qeveria.

Bordi gjithashtu u njoftua lidhur me takimin që Menaxhmenti i AKP-së ka mbajtur me menaxhmentin e NSH Sharr Inex Brezovica me kërkesën e këtyre të fundit për tu kthyer nën Menaxhim të Agjencisë dhe njëjtën kohë kërkesën për ndihmë nga Agjencia për funksionimin e ndërmarrjes dhe përgatitjeve për sezonin dimëror.

Bordi diskutoi edhe për procesin e privatizimit dhe valëve të ardhshme të shitjeve të aseteve dhe gjatë kësaj mbledhje aprovoi listën e aseteve që do të tenderohen në valën e 28 të shitjes së aseteve përmes likuidimit. 

Në lidhje me ndërmarrjen shoqërore “Boksitet e Kosovës”, Bordi për shkak të keq menaxhimit shkarkoi Bordin Mbikëqyrës të N.Sh Boksitet nën administrim të drejtpërdrejt të AKP-së  dhe mori vendim të autorizoj menaxhmentin e AKP-së të caktoj një menaxher të përkohshëm për këtë ndërmarrje. 

Bordi aprovoi raportet e shpërndarjes së përkohshme për kreditorët e tri ndërmarrjeve shoqërore; N.Sh Banja,N.Sh Koreniku dhe N.Sh. Komuna në shumën prej 251,637.25€.  Bordi po ashtu miratoi raportin katër vjeçar  Korrik 2012-Korrik 2016 me konsorciumin Delloitte Tashko Pustina për kontratën e likuidimit të Ndërmarrjeve Shoqërore. Bordi po ashtu miratoi qiradhënien e asetit të Auto Prishtina (ish-Hotel Victoria) për Policinë e Kosovës dhe disa qiradhënie të aseteve të tjera.

Mbledhja e ardhshme e Bordit është caktuar për datën 23 nëntor 2016.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)