15 Nëntor 2024

AKP publikon listën e uzurpatorëve

Prishtinë, 15 shkurt - Agjencia Kosovare e Privatizimit sot ka publikuar në faqen e saj të internetit listën e uzurpatorëve aktual dhe uzurpatorëve të mëparshëm të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore.

Publikimi i këtyre listave është kërkuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës në takimin me Bordin e Drejtorëve të Agjencisë më 29 Janar 2016 dhe drejtuesit e Agjencisë më 12 Shkurt 2016.

Kryetari i Kuvendit ka theksuar shqetësimin e tij lidhur me çështjen e pronave të uzurpuara, një problem ky mjaft shqetësues, i cili kishte përcjellur punën e Agjencisë që nga viti 2002.

Agjencia Kosovare e Privatizimit paraprakisht ka konsultuar Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila ka dhënë opinionin ligjor se publikimi i të dhënave me emrat e uzurpatorëve aktual dhe të mëparshëm të cilët i kanë shfrytëzuar apo aktualisht i shfrytëzojnë pronat e Ndërmarrjeve Shoqërore nuk paraqet shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

AKP dëshiron që përmes këtij njoftimi t’i bëj të ditur opinionit se Agjencia është e përkushtuar në zbatimin e ligjit, mbrojtjes dhe administrimit në mirëbesim së pronës shoqërore.

Listat e publikuara periodikisht do të azhurnohen, përderisa ftohen palët e interesit që në rast të vërejtjeve në saktësinë e shënimeve të publikuara, të dërgojnë me shkrim vërejtjet e tyre në zyret rajonale të Agjencisë.

Në ndërkohë sipas kërkesës së Policisë më 15 Janar 2016, Agjencia sot njoftoi me shkrim paraprakisht edhe Policinë e Kosovës – drejtorinë përkatëse me listën e pronave të uzurpuara në pronësi shoqërore dhe pronave të shitura me uzurpatorë.

 

Lista e uzurpatoreve aktual

 

Lista e uzurpatoreve te meparshem

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)