08 Nëntor 2024

AKP publikoi listat e shfrytëzuesve të pronave shoqërore pa kontratë të qirasë

Prishtinë, 20 dhjetor - Agjencia Kosovare e Privatizimit, në vazhdën e veprimeve të saja për ngritje të transparencës dhe llogaridhënies ndaj opinionit publik ka përgatitur listat e azhurnuara për publik lidhur me shfrytëzuesit e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore pa kontratë të qirasë.

AKP ka identifikuar 266 asete që shfrytëzohen pa kontratë të qirasë prej të cilave 85 shfrytëzohen nga institucionet vendore; 4 nga institucionet ndërkombëtare; 7 nga ndërmarrjet publike; 7 nga rastet sociale; 20 kanë kontest pronësor përderisa për 87 prej tyre shfrytëzuesit kanë shprehur interesim për të hyrë në marrëveshje të qirasë. Ndërkaq, AKP ka të evidentuar vetëm 56 prej aseteve që shfrytëzohen nga uzurpatorët.
 
AKP, në bazë të “Udhëzuesit për lirimin e aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH)”, nuk i konsideron institucionet vendore dhe ndërkombëtare si uzurpatorë të pronave shoqërore, por do të vazhdoj të diskutoj me institucionet qendrore përkatëse për të përcaktuar nivelin e qirasë të cilën duhet paguar për shfrytëzimin e pronave të Ndërmarrjeve Shoqërore.

Uzurpatorë konsiderohen ato palë të treta të cilat i shfrytëzojnë këto prona paligjshëm për qëllime komerciale dhe të cilët nuk e pranojnë autoritetin administrativ të AKP-së të paraparë në nenin 5 të ligjit të AKP-së për administrimin e pronave shoqërore.

Listat e publikuara do të azhurnohen periodikisht, ndërkaq ftohen palët e interesit që në rast të vërejtjeve në saktësinë e shënimeve të publikuara, të dërgojnë me shkrim vërejtjet e tyre në zyret rajonale të Agjencisë. Agjencia do të korrigjoj ndonjë lëshim eventual me rastin e publikimit periodik të këtyre listave.

Agjencia fton të gjitha palët që të përkrahin, ndihmojnë dhe të kontribuojnë në procesin e rritjes së transparencës dhe llogaridhënies që AKP do ta fuqizoj edhe më tej.
Raportet e detajuara gjenden në ueb faqen e Agjencisë 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)