07 Nëntor 2024

AKP planifikon përmbylljen e privatizimit brenda 7 viteve

Prishtinë, 27 dhjetor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) gjatë një konference për media ka prezantuar punën dhe aktivitetet e gjatë vitit 2017.

Drejtori i AKP-së, Ekrem Hajdari se bashku me Menaxhmentin e Agjencisë theksohen se viti 2017 ka shënuar rritje në likuiditet dhe numër me të madh të shitjes së asteve.

Hajdari theksoi se i gjithë procesi i privatizimit të aseteve do të finalizohet në 7 vitet e ardhshme, raporton Ekonomia Online.

“Procesi i privatizimit pritet  të finalizohet për 7 vite, kemi privatizuar për 15 vite diku rreth 45% të të gjitha asteve dhe mbetja tjetër me rreth 55% me këtë dinamikë të shtuar, të finalizohet për 7 vitet e ardhshme”.

Hajdari tha se viti 2017 kishte 11 valë të shitjes me 1000 asete dhe me 2000 oferta, ku theksoi se viti 2017 ka pas një interesim më të madh krahasuar me vitet e kaluara.

“Ky ishte nje vit i suksesshëm me rezultate të shumta. Ne kemi arritur të kthejmë besimin e investitorëve potencial dhe është dëshmi përgjatë 11 valëve që kemi bërë këtë vit, përveç gushtit që nuk kemi pas valë të shitjes."

"Gjatë 11 valëve kemi ofruar për shitje afër 1000 asete që kemi marrë përmbi 2000 oferta, vite të kaluara nuk ka pas interesim siç në vitin 2017”.

Ai theksoi se vlera e përgjithshme e aseteve për shitje arrin në 61 milionë euro në vitin 2017.

Sipas tij onkasimi i qirasë këtë vit ka shënuar shifër rekorde, ngase në bazë të trendit deri në fund të vitit do të inkasohen deri në 7 milionë euro

"Në krahasim me vitin 2016 që ka qenë 6.1 milionë euro ndërsa 2017 7 milionë, që këto dy vite mbërrijnë vlerën e 12 viteve prej vitit 2003-2015 ka pas inkasim të qirasë rreth 14 milionë euro, ndërsa dy vitet e fundit ka pas rritje më të madhe”.

Ai foli është për shpërndarjen e 20% për punëtorët, duke sqaruar se janë paguar 10 mijë punëtorë që kap shifrën 9,5 milionë euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)