01 Maj 2025

AKP përfshin në proces të likuidimit edhe 45 ndërmarrje

Prishtinë, 27 mars - Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimitmbajti mbledhjen e rregullt dhe diskutoi për një varg çështjesh tëpërcaktuara në agjendë.

Në këtë takim, Bordi i Drejtorëve vendosi për përfshirje në proces të likuidimit edhe të 45 ndërmarrjeve shoqërore nga anë të ndryshme të vendit, proces ky i rëndësishëm për përmbylljen e procesit të privatizimit të këtyre ndërmarrjeve dhe shuarjen juridike të tyre.

Bordi u informua nga menaxhmenti me aktivitetet dhe zhvillimet e fundit të Agjencisë, ndërkaq shqyrtoi raportin e komisionit për ndërtimet jo të ligjshme në pronat shoqërore.

Bordi gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi Raportin Vjetor të AKP-së për vitin 2013, si dhe shqyrtoi dhe miratoi një numër të transaksioneve të Shitjeve përmes likuidimit nr. 24, ndërsa miratoi edhe vazhdimin e Memorandumit të Bashkëpunimit te ndryshuar me Policinë e Kosovës, me qëllim të verifikimit të historikut të ofertuesve fitues që dalin nga tenderët e shitjes ne privatizim dhe likuidim që zhvillon Agjencia.

Në këtë mbledhje u miratuan edhe një numër i qiradhënieve nëpër ndërmarrjet shoqërore.

Bordi po ashtu diskutoi lidhur me vendimin e Kuvendit të Kosovës (Nr. 04-V-799, datë 19 mars 2014) lidhur me Fabrikën e Prodhimit të Gypave të Çelikut – Ferizaj dhe se AKP është duke e shqyrtuar atë konform kornizës ligjore aktuale që përcakton mandatin e  Agjencisë.

Bordi i Drejtorëve i AKP-së miratoi listën përfundimtare për publikim dhe shpërndarje te parakohshme te punëtorëve te kualifikueshëm për Ndërmarrjen Shoqërore “Lavërtari/Blegtori”, në Prizren.

Mbledhja e ardhshme e Bordit të Drejtorëve të AKP-së do të mbahet në fund të muajit prill 2014.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)