AKP nis me pagesën e 20 për qindeshit
Prishtinë, 6 mars - Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme ka aprovuar një udhëzim që i mundëson Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit t\'i ekzekutojë pagesat e 20%-shit për punëtorët e ish-ndërmarrjeve të privatizuara nga AKP, ka njoftuar kryeministri Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook.
Pritet që mbi 8 milionë euro t\'iu shpërndahen mijëra familjeve deri më 1 prill, ndërsa dhjetëra milionë euro të tjera do të paguhen deri në fund të vitit, ka thënë Thaçi.