04 Maj 2024

AKP ndan 20 % edhe për shtatë ndermarrje të privatizuara

Prishtinë, 20 korrik - Agjencia Kosovare e Privatizimit ka bërë hapa të rëndësishëm në rregullimin e çështjeve pronësore përsa i përket banesave në pronësi shoqërore, duke përfunduar me shqyrtimin e 57 kërkesave për shitjen e banesave.

Këto kërkesa të shqyrtuara përfundimisht janë miratuar nga ana e Bordit të Drejtorëve në mbledhjen e sotme dhe kjo është hera e parë që merren vendime në lidhje me këtë çështje, që nga miratimi dhe hyrja në fuqi e Ligjit që rreghullon këtë fushë dhe paraqet sukses domethënës për Agjencinë.

Bordi i Drejtorëve, miratoi vendimet e rekomanduara nga Komisioni brenda Agjencisë për 57 kërkesa për shitje të banesave.

E arritur e radhës e Agjencisë është edhe miratimi nga ana e Bordit të Drejtorëve i shtatë listave të reja për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara për shpërndarje të pjesshme të shumës 20 %: për ndërmarrjen shoqërore (NSh) “Shala Trade” Mitrovicë; për NSh “Ekonomia e Pyjeve” - Suharekë; për NSh “Flora Kërpimeh” – Podujevë; NSh “Rilindja, Rrjeti Librar” – Prishtinë; NSh “KB Ramadan Agushi” – Kaçanik; NSh “Besa” – Lluzhan, Podujevë dhe NSh “Metanb” – Prishtinë.

Për dy ndërmarrje të reja, “Xim Strezovc” dhe “Hotel Grand”, për të cilat Bordi muaj më parë ka ushtruar opsionin e tërheqjes së aksioneve për shkak të mosplotësimit të zotimeve të spin-offit special, në këtë mbledhje Bordi vendosi administrim të drejtpërdrejt në to, ndërkohë që do të bëhen të gjitha përgatitjet për hapat e ardhshëm për tenderimin e tyre.

Ndërkaq për ndërmarrjen “NBI Suhareka”, e cila poashtu është e privatizuar me spin-off special Bordi mori vendim për shtyerjen e ekzekutimit të vendimit për tërheqjen e aksioneve edhe për 6 muaj dhe gjatë kësaj kohe do të bëhet vlerësim për nivelin e investimeve të kryera në këtë ndërmarrje dhe të audituara nga auditori i pavarur.

Bordi diskutoi edhe në lidhje me zhvillimet e fundit në ndërmarrjen Trepça dhe autorizoi menaxhmentin e AKP-së për zhvillimin e procedurave për zgjedhjen e drejtorit të ri në Trepçë përmes konkursit të hapur, në përputhje me procedurat ligjore.

Përsa i përket shitjeve të mbeturinave në ndërmarrjen Trepça, Bordi vendosi që të ketë kritere dhe procedura të njejta të shitjeve të mbeturinave si në pjesën jug, ashtu edhe në pjesën veri, përmes tenderit të hapur dhe transparent dhe me aprovim paraprak nga AKP.

Për katër ndërmarrje shoqërore: “KB Liria”, “Graniti”, “Hidrotermika” dhe KB Likovci”, për të cilat nuk ka pasur kërkesa kreditore në afatin e caktuar dhe që nuk kanë asete të mbetura, Bordi aprovoi raportin përfundimtar të mbylljes së procesit dhe planit të riorganizimit dhe autorizoi paraqitjen e kërkesaqve për mbylljen e rastit të liukuidimit për to.
Bordi aprovoi transaksionet e shitjeve përmes metodës së likuidimit nr. 15, si dhe buxhetin e AKP-së për vitin 2013. 

Mbledhja e sotme, ishte e fundit e përbërjes aktuale të Bordit, pasi që anëtarëve vendës u skadon mandati dhe, ashtu siç përcaktohet me Ligjin e AKP-së, pritet nga institucionet përgjegjëse zgjedhja e anëtarëve të rinj të Bordit.

Po sot, Agjencia Kosovare e Privatizimit mbajti ceremoninë e hapjes së ofertave për shitjen e projekteve individuale “Onix” dhe “Fabrika e Baterive Industriale” dhe shpalli fituesit e përkohshëm për ndërmarrjet e reja që ishin në dispozicion për shitje.

Për këto Ndër. të Reja ka pasur afat më të gjatë për hulumtim paraprak, pasi që reagimet e pranuara nga përpjekjet paraprake të privatizimit të disa Ndërmarrje Shoqërore të mëdha theksonin nevojën për periudhë më të gjatë për një gjë të tillë, andaj iu është dhënë 90 ditë kohë më të gjatë investitorëve për hulumtime paraprake.

Agjencia kishte caktuar kusht për tenderim për Banjën e Pejës qarkullim deri 3 milionë euro për 3 vitet e fundit dhe gjithashtu ekspertizë të stafit menaxheria së paku 10 vite në këtë fushë. Ndërsa për Fabrikën e Baterive Industriale kusht ishte të ketë së paku 5 vite në prodhimtari industriale dhe staf profesional së paku 10 vite përvojë në këtë fushë.

Gjithashtu, vazhdimi i të njëjtës veprimtari në këto dy ndërmarrje është kusht për blerësit e rinj për periudhë kohore së paku 3 vite dhe Agjencia do të monitoroj ecurinë e punës në to.

Ofertat u pranuan në Zyrën Qendrore të AKP-së nga ora 10:00 deri në ora 12:00, ku u mbajt edhe ceremonia e hapjes së ofertave. Publikimi i rezultateve u zhvillua po ashtu në në Zyrën Qendrore të AKP-së, nga ora 12:30 deri në ora 13:00. 

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve janë bërë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave dhe investitorëve të pranishëm, si dhe është bërë transmetimi drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që s’kanë qenë të pranishëm në sallë. 

Për Ndërmarrjen e Re Hotel Onix Banja e Pejës dhe Ilixhe Shëndetësore SH.P.K. është pranuar vetëm një ofertë dhe vlera e saj ishte 6.100.000 €uro. 

Për Ndërmarrjen e Re FBI Trepca SH.P.K janë pranuar dy oferta. Vlera e ofertës më të lartë ishte 2.035.000 €uro, ndërsa oferta e dytë ishte 1.587.000 €uro.

Ofertat do të shqyrtohen dhe do t’i dërgohen Bordit të AKP-së për vendimin përfundimtar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)