29 Prill 2025

AKP miraton transakcionet e Valës 59

Prishtinë, 31 tetor - Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti sot mbledhjen e radhës, ku në agjendë kishte shumë çështje për diskutim ku u morën vendime me rëndësi për proceset që zhvillon Agjencia.

Fillimisht u miratuan transaksionet e Valës 59, të cilat shitje janë zhvilluar nga Agjencia përmes një procesi të hapur dhe transparent. Gjithashtu anëtarët e Bordit diskutuan dhe u pajtuan njëzëri që të lirojnë nga administrimi i drejtpërdrejtë Ndërmarrjen Shoqërore Pallati i Rinisë në Prishtinë dhe tani e tutje kjo NSH do të administrohet nga zyra regjionale e Agjencisë.

Bordi i Drejtorëve në këtë takim gjithashtu diskutoi për zhvillimet e fundit lidhur me Ndërmarrjen Shoqërore “Trepça” e cila është nën administrimin e AKP-së.
Bordi gjithashtu miratoi listën përfundimtare për punëtorët e NSH “Yumco”, ku nga kjo listë gjithsej përfitojnë 219 punëtorë.

AKP-ja ka vazhduar me shitjen e banesave të ndërmarrjeve në pronësi shoqërore sipas Ligjit për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, dhe në mbledhjen e sotme Bordi aprovoi vendimet për shitjen e 40 banesave tek shfrytëzuesit e ligjshëm të tyre që i kanë plotësuar kushtet ligjore për blerje. Ky proces i shitjes së banesave në pronësi të NSh-ve është i rëndësishëm dhe i ndihmon procesit të likuidimit të atyre NSh-ve.

Në këtë takim Bordi diskutoi dhe morri vendim që të inicioj procedurën për futjen e 60 Ndërmarrjeve Shoqërore në Likuidim. Ky vendim paraqet një progres të madh përsa i përket përfshirjes së Ndërmarrjeve Shoqërore në procesin e likuidimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)