23 Dhjetor 2024

AKP miraton shpërndarjen e fondeve për punëtorët e 14 ndërmarrjeve shoqërore

Prishtinë, 7 tetor - Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Gjatë kësaj mbledhje, zëvendës drejtori i AKP-së, z.Avni Jashari njëzëri u emërua Zëvendësues i Drejtorit Menaxhues të AKP-së. Ndërkaq Bordi vendosi inicimin e procedurës së rekrutimit për pozitën e Drejtorit Menaxhues sipas Ligjit për Zyrtarët Publik.

Bordi gjatë këtij takimi diskutoi dhe e miratoi buxhetin e Agjencisë për vitin e ardhshëm 2022, me kursime në paga dhe mëditje sipas vendimit që mori në mbledhjen e shkuar për shkurtim të pagave dhe mëditjeve në masën 30 për qind për të gjithë të punësuarit e AKP-së.

Bordi shqyrtoi dhe miratoi shpërndarje të pjesshme të fondeve për kreditorët e nëntë ndërmarrjeve shoqërore në vijim: Përparimi - Mitrovicë, KBI Agrokultura - Gjilan, pastaj për NSH Eximkos - Prishtinë, NSH Tregu - Prishtinë, NSH Ringov- Pejë, NSH Dardania - Prizren, NSH Talinovci - Ferizaj, NSH 9 Nëntori – Pejë dhe NSH Prizren Trans – Prizren. Shuma totale e fondeve për shpërndarje është 1 milion e 168 mijë euro.

Ndërkaq miratoi listat përfundimtare të punëtorëve që i plotësojnë kushtet ligjore për të përfituar nga pjesa 20 % e të ardhurave nga shitja, transferimi ose likuidimi për ndërmarrjet shoqërore: Radio Televizioni Prishtina – Prishtinë, Banka e Lubjanës – Prishtinë, Lidhja e vozitësve – Prizren, për KB Bistrica - Drenoc-Pejë, pastaj për NSH Kabllar NJP – Prishtinë dhe për NSH Teuta Bare - Mitrovicë.

Për këto ndërmarrje (përveç për KB Bistrica-Drenoc-Pejë, e cila nuk ka punëtorë në listë) u miratuan edhe shpërndarjet e pjesshme nga 20 % i të ardhurave nga shitja, transferimi ose likuidimi i aseteve të tyre bazuar në listat e punëtorëve legjitim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)